Saturday, September 7, 2024

Osmani: “Ndikuan mungesat e Krymit dhe Smajlit. Humbja dhemb, por duhet të mësojmë nga kjo disfatë”

Lexo

Vllaznia u ndal nga Kukësi me rezultatin 2-0, pas 13 ndeshjesh pa humbje në kampionat. Pas ndeshjes, trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani, dha prononcimin e tij për MCN TV.

“Sigurisht ndikuan mungesat e Krymit dhe Smajlit, janë lojtarë formacioni. Bëmë gabime që nuk duhet të bënim. Në pjesën e parë patëm një iniciativë, por nuk ishim të rrezikshëm. Pësuam dy gola nga gabime individuale. U munduam të ndryshojmë sistemin, por nuk arritëm dhe rezultati është humbja.

Humbja dhemb, detyra jonë është të mos elektrizojmë më atmosferën. Pas një serie fitoresh erdhi kjo humbje. Jemi munduar të jemi sa më të qetë dhe nuk është se pati ndonjë reagim negativ.

Futbolli është kështu, ndodhin këto në çdo vend. Punë inspirimi. Është dhimbje, kot të themi ndryshe. Por, duhet të mësojmë nga kjo disfatë.

Mendoj se pauza na vjen mirë, kemi luajtur me një formacion. Pak rotacione dhe na vjen shumë mirë për pak pushim”, tha Osmani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img