Saturday, July 27, 2024

Devollin: Pozitive që nuk pësuam gol. Duhet të mbajmë ‘flakën’ ndezur për të vazhduar me rezultatet pozitive

Lexo

Kukësi ia doli të marrë një tjetër fitore të rëndësishme për mbijetesën ndaj Vllaznisë të cilët mposhtën Vllazninë me shifrat 2-0. Pas ndeshjes, trajneri i Kukësit, Bledar Devollin, u shpreh:

“Fitorja? Është gjë pozitive që nuk pësuam gol. U treguam të zotë dhe nu i lamë shumë hapësira Vllaznisë. Në pjesën e dytë shkuam t’iu bëjmë presing lart, pasi mbrojtësit e tyre nuk luajnë dot në ajër. Të gjithë lojtarët sakrifikuan dhe bravo për lojën e bërë.

Mungesat? Janë 7 mungesa Reci, Murati, Selita, Rashiti, Rivas, Lleshi dhe Da Motta. Unë iu kam thënë që do iu vijë mundësia të gjithëve për të luajtur. Sakrifikuam , vuajtëm dhe kur kemi topin duhet të luajmë shumë sepse i kemi mundësitë. Në pjesën e dytë portieri ynë ishte një spektator.

Bllok i mesëm në pjesën e parë dhe ndryshimi i lojës në pjesën e dytë, ishte e përgatitur nga ju? E keni lexuar shumë drejt. Në pjesën e parë iu lamë 1/3 të fushës dhe nuk patëm rrezikshmëri, në pjesën  e dytë u ngjitëm lart dhe lamë kundërshtarin të luante në lartësi dhe për fatin e mirë ne i kishim studiuar mirë. Morëm masat në pjesën e dytë dhe Vllaznia nuk na e rrezikoi asnjëherë skuadrën tonë.

Rezultatet pa fitozë. A do kërkoni rikthimin e tifozëve në stadium? Janë çështje që i takojnë klubit. Si me tifoza si pa tifozë ne do të japim maksimumin tonë për të arritur fitoren. Ndaj Partianit, Erzenit këtu jemi dënuar nga ekisodet. Kam çuna të rinj të cilët duan të ecin para dhe kanë dëshirë të luajnë, kjo më gëzon.

Kukësi i rënë nga kategoria? A ju ka ndodhur që kundërshtari të thonë pse luani kaq fort? Ne kemi një jetë me këtë punë. Unë dua fitoren si në ndeshje miqësore. Ma lë ta lë, ça janë këto, s’ka shans.

Lufta vazhdon? Sigurisht, luajmë ndaj një kudnërshtari të vështirë. Drejtuesit janë të qetë dhe do të përmirësohemi. Klubi është i qetë, por duhet të mbajmë ‘flakën’ ndezur për të vazhduar me rezultatet pozitive”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img