Osmani: “Të rinjtë kanë potencial, është e vështirë të luajnë me këto rezultate por e kanë treguar veten. Duhen ndryshime”

Vllaznia është mposhtur me rezultatin 3-0 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Superiore. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV:

“Pjesa e parë për t’u harruar, nuk funksionuam. Nuk dallonim momentet ku duhet të sulmohet e pozicionohet. Pjesa e dytë më e mirë por pa realizim. Të rinjtë kanë potencial, në këto momente ndoshta është e vështirë të luajnë me këto rezultate. Megjithatë e kanë treguar veten e tyre.

Jo vetëm që e mendojmë merkaton e janarit, por na duhet vërtet lojtarë me plot fjalë që të jenë përforcime. Vllaznia në këto ndeshje kur kam qenë unë ka patur ngritje. Na duhet një freski, por ka edhe 3 ndeshje dhe të shohim si do të shkojë.

Gabimet në mbrojtje? Ne edhe pse e analizuam lojën me Laçin, i morrëm golat. Folëm për të mbuluar hapsirat, por nuk ka disiplinë taktike e cila u shfaq në pjesën e parë. Nëse shihni golat që kemi pësuar sot janë të ngjashme si ato ndaj Laçit.

Është e qartë si gabuam, nuk ka justifikime. Nuk i dallojmë momentet kur të sulmojmë e kur të pozicionohemi. Edhe kur sulmojmë e bëjmë presing, e linim kundërshtarin të marrë top dhe ktheheshim me vonesë. Gabuam.

Çfarë do të ndodhë me Vllazninë? Kështu është evidente që nuk shkon, duhet patjetër ndryshime.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu