Federata Marokene e Futbollit evidenton faullin e Theo Hernandez ndaj Boufal dhe faullin e Tchouameni ndaj Amallah
Protesta zyrtare e Marokut kundër arbitrimit të meksikanit Ramos gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës kundër Francës. Federata Marokene e Futbollit ka dërguar një letër duke denoncuar mungesën e dy penalltive, të pa raportuara nga arbitri dhe as të marra në konsideratë nga VAR. Aksioni më goditës i ndeshjes, sipas marokenëve, do të ishte ai i ndodhur në minutën e 27-të, kur arbitri i dha kartonin e verdhë Sofiane Boufal, i cili sapo kishte pësuar një ndërhyrje nga Theo Hernandez në zonën franceze.
Penalltia e dytë, sërish sipas Federatës Marokene të Futbollit, vjen në fund të pjesës së parë pas aksionit të Selim Amallah, i rrëzuar në zonën e rreptësisë nga Tchouameni. FRMF garanton se, “do të mbrojë deri në fund interesat e kombëtares” dhe do të ndjekë “të gjitha rrugët e mundshme për tu dhënë drejtësi Luanëve”.