Ish-ylli dhe drejtues i Milanit është duke negociuar me skuadrën arabe për rolin e drejtorit të përgjithshëm
E ardhmja e Paolo Maldinit mund të jetë në Arabinë Saudite. Sipas asaj që raportohet nga eksperti i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, ish-shefi i zonës teknike të Milanit po shqyrton seriozisht propozimin e klubit saudit Al Ittihad, skuadër në të cilën luan Karim Benzema, për rolin e menaxherit të përgjithshëm. Kështu, Maldini do të bëhej një tjetër emër i madh në Ligën Pro Saudite.
Al Ittihad, i cili së fundmi shkarkoi trajnerin Nuno Espirito Santo, aktualisht është i pesti në kampionatin saudit, 11 pikë larg majës dhe gjithashtu jashtë mundësive që do t’i lejonin të luanin në Ligën e Kampionëve të Azisë. Maldini, nëse do të arrinte një marrëveshje me klubin arab, do të kishte përvojën e parë si drejtues larg Milanit, klub në të cilin ai ka pasur tashmë dy herë role menaxheriale.