Para ndeshjeve të Europës, Egnatia ndan rrugët me sulmuesin

Xhekson Kenio nuk do të jetë më pjesë i Egnatias për sezonin e ardhshëm duke lënë kështu skuadrën para ndeshjeve të Europës ndaj Araratit. E ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin turk, aty ku do të jetë pjesë e Istanbulsporit.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë sulmuesi brazilian në rrjetet e tija sociale:

“Ju njoftoj qe cikli im përfundoi tek Egnatia, falënderim për këto 3 vite që qëndrova në këtë klub! Mësime, humbje dhe shumë fitore. Jam i lumtur që largohem duke e lënë klubin aty ku e meriton të jetë dhe detyrimi im për klubin u krye. Faleminderit të gjithëve në qytetin e Rrogozhinës që më mirëpritën që në fillim, bëra miq që do të jenë përgjithmonë në zemrën time!!Respekt dhe mirënjohje për të gjithë. Faleminderit”, shkruan Xhekson.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu