Sunday, May 5, 2024

Partizani me stadium, të kuqtë zhvillojnë seancën e parë stërvitore në shtëpinë e re

Lexo

Partizani tashmë është me një shtëpi të re. Klubi i kuq të mërkurën përuroj kompleksin stërvitor ku punimet kanë nisur para disa vitesh. Punimet në pjesën më të madhe të kompleksit të kuq të pozicionuar në pjesën veriore të kryeqytetit janë drejt fundit. Me kompletimin e fushës së stadiumit dhe detajet e tjera teknike, skuadra e Dritan Mehmetit ishte e para që zbriti në qilimin e blertë  të stadiumit të ri duke zhvilluar stërvitjen e parë në kompleksin e ri ditën e enjte.

Gjatë muajit të fundit është punuar shumë me fushën kryesore ndërsa punimet në dhomat e zhveshjes dhe godinën kryesore të skuadrës së parë, janë mbyllur tërësisht. Në këtë mënyrë, Partizani tashmë mund të konsiderohet me shtëpinë e tij pas shumë viteve ecejake mes komplekseve stërvitore të kryeqytetit.

Gjatë sezoneve të fundit, të kuqtë janë stërvitur në një nga komplekset në periferi të kryeqytetit dhe mungesa e një shtëpie për klubin kryeqytetas ka qenë një nga problemet më të mëdha por edhe një nga objektivat kryesorë të presidentit Demi, i cili ka deklaruar në disa raste se fitorja e vërtetë e Partizanit nuk do të jetë një titull apo kupa por ndërtimi i shtëpisë së kuqe.

Pas rikthimit të skuadrës së parë në fushën stërvitore të kompleksit të ri, puna do do të vazhdojë për kompletimin e stadiumit me stola pasi në të do të luhen edhe ndeshje të ndryshme zyrtare, ndërsa një vëmendje e madhe do të fokusohet edhe te ndërtimi i fushave mbështetëse për ekipet zinxhir por edhe hoteli, punimet e të cilit janë drejt fundit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img