Partizani-Kastrioti 3-1 dhe Kukësi-Tirana 2-2. Këto ishin rezultatet e ditës së shtunë që u fiksuan javën e 28-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Superiore. Shënues për të kuqtë e Partizanit ishin shkodrani Ersin Hakaj në minutën e 30-të′, Zhunior 75′, Asani 85’, gola këto që bënë të pavlefshëm rrjetën e skuadrës krutane me autor Dacin në minutën e 4′. Me këtë fitore tre pikëshe, Partizani i Ilir Dajës merr kryesimin e përkohshëm të kampionatit duke pritur me ankth ndeshjet e së cilës, dhe krysisht atë Skenderbeu-Teuta dhe Apolonia-Vllaznia. Nëse durrsakët dhe shkodranët marrin fitore në transfertë, renditja përmbyset në favor të këtyre skuadrave që janë më lart se Partizanin në transfertë.
Pa u larguar tek përballja, Partizani-Kastrioti, humbja e krutanëve ka rikthyer sërishmi frikën e largimit nga kategoria. Ndërkohë, në çiftin tjetër, Kukësi-Tirana, barazimi 2-2(Eze 24′, Ibraimi 88′ / Seferi 71′, Kale 84′) nuk vlen për asnjërën skuadër në raport me pretendimet e kapjes së skuadrave të kreut. Më afër këtij objektivi ishte Tirana, e cila nëse do të merrte tre pikët e plota në këtë ndeshje, llogaritë mund të ishin ndryshe, por tashmë, nisur edhe nga deklarata e presidentit Halili pas ndeshje, ato duken të dorëzuar. Edhe pse do t’i bënte shumë fitorja, sërishmi pika e barrë përballë Tiranës duket se i mban kukësianat me shpresë për të ecur me një hap tjetër në ndeshjet e fazës së tretë, gjithnjë me synimin e përfshirjes në katër ekipet e para europiane.
Laçi-Bylis, është një tjetër sfidë interesante e kësaj jave, me një Laç të goditur rëndë në Kupë duke u eleminuar nga Vllaznia, të cilit i duhet patjetër fitorja për të mos dalë pa gjë edhe në Kampionat. Ndërkohë, nga ana tjetër, pikët janë shumë të nëvojshme edhe për ballshiotët që të largohen sa më shumë nga zona e “ftohtë” e rënies nga Superiorja.