Thursday, April 25, 2024

Futboll-Kategoria e Parë/Burreli humb në shtëpi me Korabin, trajneri Nikaj akuzon gjykimin, Dinamo mund Vorën dhe rimerr kreun

Lexo

Java e 20-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e parë ka sjellë ndryshime në kreun e renditjes së grupit A. Humbja në shtëpi e Burrelit me Korabin me rezultatin 0 me 1 ka bërë që matjanët të dorëzojnë vendin e parë, të cilin e rimerr Dinamo, që nga ana e saj këtë javë mundi Vorën me rezultatin 2 me 1. Në ndeshjet përkatëse, për sfidën e parë, atë të luajtur në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit ka vendosur goli i dibranëve shënuar që në minutën e katërt me anë të Paplekajt, gol i cili qëndroi në fuqi deri në fund të takimit. Ndërsa, dinamovitët i gëzohen dy golave të shënuar nga Da Silva dhe Xhixhua, të cilët bënë të pavlefshëm golin e vetëm të Vorës me autor Keqa.

Referuar sfidës mes dy pretendentëve, Burreli-Korabi, matjanët janë shprehur shumë të pakënaqur lidhur me gjykimin e ndeshjes, pasi sipas tyre nuk e ka menaxhuar mirën ndeshjen duke dëmtuar skuadrën vendase me mosdhënien e 2-3 penalltive në favor të saj që mund të kishin ndryshuar lojën.

I ashpër ka qënë në deklaratën e tij të pasndeshjes edhe vetë trajneri i Burrenit, shkodrani, Samuel Nikaj.  “E pësoi Lushnja sezonin e kaluar, por më duket se po e pësojmë edhe ne këtë sezon. Kemi qenë ekipi që kemi dominuar dhe gjyqtari e menaxhoi ndeshjen ashtu si ai dëshironte, duke na mohuar 2-3 penallti. Në futboll edhe dominohesh, por duket se ndeshjet vendosen nga lart. Jemi ndëshkuar nga gjyqtarët në 3 ndeshje direkte.  Edhe në ndeshjen me Dinamon edhe me Korabin jemi ndëshkuar nga arbitrat, që nuk e duan Burrelin. Janë ata që nuk na duan, edhe pse po investohet shumë. Do flas me kryebashkiakun, unë jam dorëzuar për vete dhe më vjen keq. Personalisht e shoh të pashpresë situatën, do të flas me kryebashkiakun, sepse ai ka investuar shumë. Ka skenarë, unë kam një jetë në sport, është një deklaratë e mirë menduar dhe jam shumë i qetë”, ka theksuar ndër të tjera, trajneri i Burrelit, Samuel Nikaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img