Pas shkarkimit të Giovanni Collela i cili fitoi titullin kampion për herë të 17-të me të kuqtë, Partizani ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zoran Zekiç. 49 vjeçari nga Kroacia do të drejtojë kampionët e Shqipërisë në sezonin e ri 2023-2024. Ai është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Arbër Abilaliaj.
Në sezonin e fundit Zekiç ishte pjesë e ekipit Slaven Belupo, ndërsa përgjatë karrierës si trajner ai regjistron edhe eksperienca në drejtimin e Sheriff Tiraspol, Osijek, Diośgyőr dhe Maksimir. Zekiç vjen në drejtimin e 17-të herë kampionëve të Shqipërisë për të nisur një projekt ambicioz dhe fitues. Sot skuadra nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Ka qenë vetë klubi që e ka bërë të ditur lajmin.