Vllaznia 0-0 Partizani
Vllaznia: Qarri, Dragoshi, Juric, Stojanovic, Hakaj, Mala, Krymi, Boshnjaku, Çoba, Balaj, Gruda. Trajner: Migen Memelli
Partizani: Hoxha, Bilali, Bytyçi, Sota, Atanaskoski;, Rrapaj, Murataj, Maguette, Taipi, Cara, Bintsouka. Trajner: Zoran Zekic
Është mbyllur barazim me rrjeta të paprekura sfida mes Vllaznisë Partizanit në “Loro Boriçi”. Ndeshja ka qenë e luftuar deri në fund, por “demat” arritën të rezistojnë me 10 lojtarë ne fushë ndërsa kuqeblutë nuk mundën të shfrytëzojnë faktorin fushë.
Që në minutën e 14 Maget u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë në fushë. Megjithatë, ishin të kuqtë që rrezikuan më shumë në vijimin e pjesës së parë, teksa krijuan raste dhe goditën edhe traversën me anë të Rrapajt.
Në pjesën e dytë, Vllaznia e nisi vrullshëm por duke krijuar pak raste para portës të Partizanit. Alban Hoxha i përgjigjet goditjes së Boshnjakut nga distanca. Më pas, skuadrat bënë një lojë mjaft të kujdesshme, duke u kujdesur më shumë për të mos pësuar, sesa për të shënuar. Minutat e mbetura nuk prodhuan diçka konkrete, përveç një roveshate të Bruno Gomes. Në fund Vllaznia dhe Partizani duhet të mjaftohen me nga një pikë dhe të kthejnë sytë nga ndeshja e radhës.
Partizani renditet në vendin e pestë me 4 pikë, sakaq Vllaznia pozicionohet e katërta me 5 pikë.