Friday, November 22, 2024

Partizani triumfon edhe në Ballsh. Mund Bylisin 0-1 dhe kryeson kampionatin me 9 me pikë të plota

Lexo

Bylis-Partizani 0-1(Shënues: Skuka 29’)

 Bylis: Haremi; Trumçi, Damçevski, Loran, Qardaku; Maçolli, Ruçi; Qoshku, Antoni Beji, Soza; Kaçorri. Trajner: Arian Bellai.

Partizani: Rexhepi; Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj; Rrapaj, Murataj, Matondo; Da Silva; Cara, Skuka. TrajnerXhovani Kolela.

Arbitër kryesor:Juxhin Xhaja (Tiranë), Asistent i pare: Ilir Tartaraj (Fier), Asistent i dytë: Renato Malaj (Vlorë). Arbitër i katërt – Laver Alla (Lushnje)

VAR: Kreshnik Bajramaj (Tiranë)-AVAR: Olsid Ferataj (Patos)

Partizani e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin e sivjetëm teksa në tre javë ka shënuar tre fitore duke kryesuar me 9 pikë të plota. Fitorja e fundit u siglua sot në transfertën e vashtirë të Ballshit teksa të kuqtë triumfuan me rezultatin 0-1.

Protagonist i fitores është  Xhuliano Skuka, ai që duket se këtë sezon ka marrë përsipër fatet e Partizanit ku rrjetat e tij po i japin fitoret skuadrës së kuqe. Gol;I I nsotëm në ballash ka ardhur pas një goditje dënimi e ekzekutuar nga Da Silva duke i dhënë mundësinë sulmuesit të kuq të shënojë golin me vlerën e tri pikëve.

Një ndeshje që nisi pikërisht me një mundësi të artë të autorit të golit, i cili në minutën e dytë të takimit, pasi kaloi edhe portierin e ballshiotëve, nuk arrin të kordinohet si duhet për të dërguar topin në rrjetë. Nga ana tjetër, është Qardaku që kërkon të zgjojë ballshiotët, por pa arritur të gjejë kuadratin.

Me kalimin e minutave gjithçka përqëndrohet në mesfushë, me duele të forta ku nuk mungojnë dhe ndërhyrjet e gabuara për të mos lejuar nisjen e aksioneve të rrezikshme. Gjithsesi, momenti vendimtar i kësaj sfide do të mbërrijë në minutën e 29-të. Da Silva ekzekuton me zgjuarsi një goditje dënimi, duke shërbyer për Skukën, që tregohet i saktë duke kaluar të tijtë në avantazh.

Minutat e fundit të pjesës së parë janë një presing i fortë i ballshiotëve përballë mbrojtjes së kuqe që di të mbrohet mirë. Pjesa e dytë nis me sulme nga njëra portë në tjetrën, Dasilva për Partizanin dhe Damçevski për Bylisin lajmërojnë se do të jetë një sfidë e ndezur.

Me kalimin e minutave Partizani mundohet të ruajë rezultatin përballë një kundërshtari që kërkon me të gjitha forcat për të mos dalë duarbosh nga kjo sfidë. Situata bëhet më e ndërlikuar për të kuqtë në fund, Matondo largohet i dëmtuar, ndërsa është plotësuar numri i zëvendësimeve, duke luajtur me një lojtar më pak.

Gjithsesi, Partizani arrin të mbrojë me fanatizëm avantazhin e firmosur nga Skuka deri në fund dhe rrëmben një tjetër fitore, që e mban në vend të parë me pikë të plota, nëntë të tilla.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img