Saturday, July 27, 2024

Zhgënjen Laçi, e mund Egnatia në shtëpi 0-1 me tre ish, si Malota-Sherri-Fangaj

Lexo

Laçi-Egnatia 0-1(Shënues: Delarzh 46’)

LAÇI – Dajsinani; Roganoviç, Alla, Velkovski, Ziko; Manellari, Turkaj, Spahiu; Adeleke, Ivkoviç, Mazrekaj. Trajner: Dejan Vukiçeviç.

EGNATIA – Sherri; Fangaj, Malota, Atanda, Kacbufi; Zejnullai, Hamzat, Medeiros; Delarzh, Xhekson, Musta. Trajner: Edlir Tetova.

Arbitër kryesor – Olsion Yzeiraj (Patos), Asistent i parë – Nuri Rrapaj (Patos), Asistent i dytë – Rejdi Zajimi (Tiranë). Arbitër i katërt – Olti Cela (Lushnje)

VAR – Kreshnik Cjapi (Fier)-AVAR – Orlando Kuka (Tiranë)

Ndeshja e javës së tretë të kategorisë Superiore ka qënë një zhgënjim i vertetë për Laçin, Edhe pse luanin në fushën e tyre dhe përballë Egnatias së vendit të fundit në renditje me 0 pikë, kurbinasit janë mundur me rezultatin 0-1.

Fatin e takimit e ka vendosur një gol i shënuar në minutën e parë të pjesës së dytë me autor Delarzh, gol i cili qëndroi në fuqi deri në fundit e të gjithë takimit duke vulosur rezultatin 0-1 për Egnatian. Ndërkohë, që duhet theksuar se miqtë nga Rrgozhaina arritën të shënonin edhe një gol tjetër në portën e Laçit me të njëjtin futbollist, Delarzh, por këtë radhë ka qënë sistemi VAR që e na anuluar.

E veçanta e kësaj ndeshje kishte të bënte se në formacionin e rrogozhinasve luajtën tre ish futbollistë të Laçit, si Malota, Sherri dhe Fangaj. Dy të parët, Malota dhe Sherri ishin pjesë e Laçit edhe sezonin e kaluar, ndërkohë që Fangaj disi më herët.

Treshja në fjalë, Malota-Sherri-Fangaj, ishte në lartësinë e duhur duke spikatur si ndër më të mirët në radhët e rrogozhinasve, çka tregon se Laçi dhe Vllaznia ndoshta janë nxituar që i kanë lënë të lirë këto futbollistë për të firmosuar me ekipet e tjera të kampionatit shqiptar.
Me këtë fitore, Egnatia siguron tre pikët e para të këtij kampionati duke u barazuar me pikë me Laçin, i cili nga ana e tij mbeti në kuotën e tre pikëve, të cilat i ka siguruar në përballjen me Teutën në javën e parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img