Partizani-Vllaznia 3-2
(20-25, 25-19, 15-25, 25-16, 15-11
Formacioni i Vllaznisë: Gilman Talani, Aron Dibra, Oliver Marku, Mario Lugaj, Rafael Puka, Anxhelo Pjetrani, Libero Tomas Stephen, Klodian Logu, Endri Lleshi, Riges Ramadani, Viktor Bazhdari, Olger Peraj. Trajner: Fatjon Çekini, Endri Jukni
Ndërkohë që ekipi i të rriturve të Vllaznisë që drejtohet nga trajneri Artan Kalaja nuk ia arriti t’ia dalë duke u eleminuar në gjysëmfinale nga Tirana me dy humbje radhazi nga 3-0, dy ekipet e të rinjëve kanë mbërritur në finale duke qënë në garë për fitimin e titullit kampion.
Bëhet fjalë për ekipin Vllaznia U-19 dhe Vllaznia U-21, të cilët drejtohen respektivisht nga trajnerët Fation Çekini dhe Endri Jukni. Trajnerë këto që në ndeshjet e tyre, kanë mbështetjen si trajner i dytë njëri-tjetrin
Vllaznia U-19, e cila në gjysëm finale eleminoi Tiranën, takimin e parë final e luajti përballë Partizanit në transfertë. Ndeshja e luajtur në kryeqytet është shoqëruar me një luftë të fortë sportive, ku rivaliteti ka qënë i pranishëm gjatë të gjithë lojës.
Është kjo arsyeja, që për të përcaktuar fituesin është dashur të luhet seti final. Për t’u theksuar është se ka qënë Vllaznia që e ka fituar setin e paë me shifrat 20-25.
Kundrapërgjigjet Partizani në setin e dytë duke e fituar atë me rezultatin 25-19. Vllaznia rikthehet në lojë, madje duke dominuar bindsshëm në këtë set teksa e fiton me shifrat, 15-25 dukem udhëhequr me sete 1-2.
Vllaznia kërkon fitoren e setit të katërt dhe të gjithë ndeshjes, 1-3, por nuk është i këtij mendimi Partizani, që pasi merr setin e katërt, 25-16, fiton e dhe të pestin 15-11 duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithëm me sete 3-2.
Kështu, finalja e parë, fitohet nga Partizani, ndërkohë që sipas kalendarit të miratuar nga FSHV, takimi i kthimit do të luhet të dielen në pallatin e sportitit, “Qazim Dervishi” duke filluar nga ora 14:00.
Një fitore e Vllaznisë, bën që trofeu do të dorëzohet në Tiranë me një ndehsje të tretë. Ndërkohë, nëse Partizani fiton edhe në Shkodër, me dy të tilla radhazi, kurorëzohet kampion i Shqipërisë për këtë grupmoshë.