Thursday, November 21, 2024

Pas basketbollit, rikthehet edhe volejbolli, FSHV vendos fillimin e kampionatit me 13 shkurt

Lexo

Pas sportit të basketbollit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, miraton rikthimin edhe të sportit të volejbollit. Një vendim ky që vjen pas insistimit të vazhdueshëm të Federatës Shqiptare të Volejbollit pranë Ministridë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që më së fundmi ka qënë e detyruar të pranojë kërkesat e federatës dhe të marrë vendimin për rikthimin në parket të aktiviteteve zyrtare të volejbollit.

Pas këtij vendimi, strukturat përkatëse të federatës i kanë përcjellë klubeve dhe shoqatave sportive vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHV-së, si dhe informacionin e protokollit mbi mënyrën se si do të veprohet me masat anti-“COVID-19” gjatë organizimit të ndeshjeve zyrtare. Njëkohësisht, drejtuesit e federatës kanë avancuar më tej në përcaktimin e datave të fillimit të aktiviteteve kombëtare, Kampionatit Kombëtar, Kupës së Shqipërisë si dhe Kupës së Federatës. Gjithnjë sipas vendimit të marrë nga FSHV, kampionatet dhe kupat e tjera për sezonin sportiv 2020-2021 do të nisin në datat 13 dhe 14 shkurt 2021.

Duke parë kohën e shkurtër që është në dispozicion, nga filimi deri në perfundim, sipas kërkesave të Federatës Ndërkombëtare të Volejbollit, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Volejbollit ka marrë vendimin për riformatimin e formulës së kampionateve dhe kupave. Me këtë rast janë përgatitur menjëherë edhe formatet e reja të kampionateve dhe kupave shoqëruar me kalendarin, datat dhe oraret përkatëse në mënyrë që të evitohen përplasjet midis ndeshjeve në fjalë. Lajmi për rikthimin e aktiviteteve zyrtare të sportit të volejbollit është pritur mjaft mirë edhe në qytetin verior dhe konkretisht ekipet e Vllaznisë, të cilët prej gati një viti kanë vuajtur moszhvillimin e aktiviteteve sportive. Menjëherë pas vendimit në fjalë, trajnerët e ekipeve të volejbollit të të rriturve kuqeblu, Nora Deda për femrat dhe Ermal Kraja për meshkujt kanë intensifikuar përgatitjet dhe programet e tyre stervitore në mënyrë që skuadrat e tyre të jenë gati për startin e kampionatit me datë 13 shkurt.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img