Friday, April 26, 2024

Sektori i gjykimit-Ndahen stemat e FIFA-s për vitin 2021, në listë, asnjë arbitër nga Shkodra

Lexo

Ndahen stemat e FIFA-s për gjyqtarët shqiptarë të futbollit, femra dhe meshkuj, për vitin 2021. Në ceremoninë e organizuar sot nga Shoqata e Arbitrave dhe Komiteti i Arbitrimit morën pjesë Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, specialisti i gjykimit, Bujar Pregja si dhe Shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci. Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti Kastrati kërkoi nga gjyqtarët punë sa më profesionale. Nga 13 gjyqtarët që u pajisën me stemën e FIFA-s për vitin 2021, vijojnë të jenë edhe tre femra, Emanuela Rusta si gjyqtare kryesore dhe Koleta Prenga e Erinda Kume si asistente. Për herë të parë me stemën e FIFA-s është pajisur gjyqtari i Futsallit, Arlind Subashi.

Për t’u theksuar është se në listën e gjyqtarëve të pajisur me stemën e FIFA-s nuk bën pjesë asnjë arbitër nga Shkodra. Bëhet fjalë për një qytet ku futbolli është i dorës së parë. Një qytet ku top e këmba është luajtur për herë të parë në Shqipëri që në vitin 1905, një qytet që ka klubin e futbollit më të vjetër në Shqipëri, një qytet ku edhe arbitrimin e ka të parin në Shqipëri me emra të tillë si Luigj Shala dhe Qazim Dervishi dhe që për shumë e shumë vite breza të tërë i ka dhënë futbollit shqiptar emra të spikatur të kësaj fushe. Për momentin, fjala është për listën e gjyqtarëve të kualifikuar me stemën e FIFA-s, ku në të nuk figuron asnjë i tillë nga qyteti emblemë i futbollit. Por, në të njëjtën kohë, shqetësimi dhe reagimi që vjen nga njerëzit e sportit në qytetin verior ka të bëjë edhe me hapësirën e pakët që gjyqtarët e Kolegjumit të Futbollit të Shkodrës kanë patur dhe kanë në planifikimin për të gjykuar në Kampionatin Kombëtar të Superiores, si dhe në ato të kategorive poshtë.

Gjyqtarë kryesorë:
1.Enea Jorgji
2.Eldorian Hamiti
3.Juxhin Xhaja
4.Emanuela Rusta

Asistentët:
1.Denis Rexha
2. Ridigers Ccokaj
3. Nertil Bregasi
4. Dojando Myftari
5. Ilir Tartari
6. Redi Avdo
7. Koleta Prenga
8. Erinda Kume

Gjyqtar i Futsallit
1. Arlind Subashi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img