Sunday, November 24, 2024

(Pas ndeshjes) Brdariç, i zhgënjyer që nuk fituan ndaj Egnatias, kritika lojtarëve të tij

Lexo

Përpara ndeshjes, tekniku i kuqebluve Brdariç ishte shumë entuziast se përballjen me Egnatian do ta fitonin mepatjetër, ndërkohë që barazimi e ka zhgënjyer. Një gjë të tillë e ka shprehur edhe pas ndeshjes duke shprehur pakanqësi ndaj futbollistëve të tij për mënyrën se si e einterpretuan lojën në këtë ndeshje. “Është e rëndësishme të analizojmë mirë ndeshjen edhe të mos gjejmë alibi. Nuk e kuptoj pse në pjesën e parë ishim të ngadaltë me topin. Më pas edhe në mesfushë. Kishim mundësi të dilnim përpara por nuk e di pse nuk e bëmë. Më pas pësuam gol, por sërish ishim të ngadaltë. Mendoj se sot kishim mungesë efikasiteti dhe kjo na penalizoi. E rëndësishme është të jesh i bindur përpara ndeshjes që ajo sfidë mund të fitohej dhe unë kisha një ndjesi të mirë përpara këtij takimi. Më pas skuadra ishte në vështirësi përballë një ekipi të mire organizuar siç është Egnatia, të cilës dua t’i bëj komplimente dhe më pas çaluam. Duhet të kemi përqendrim maksimal në çdo ndeshje dhe nuk e pash në pjesën e parë. Pash disa lojtarë që nuk e kishin fare këtë sepse e kishin marrë lehtshëm këtë ndeshje, gjë që nuk u pa sot në fushë. Kur vë synimin për të qenë një nga skuadrat më të mira të kampionatit, këto gabime duhen të evitohen dhe mendoj se kjo sfidë nuk u fitua prej gabimeve tona. Sigurisht që të gjithë jemi të zhgënjyer nga mungesa e golave të ekipit. Ata nuk po arrijnë të realizojnë dhe ne duhet të flasim me ta për të vendosur se çfarë duhet të bëjmë.”, tha menjëherë pas ndeshjes, trajneri i skuadrës shkodrane, Thomas Brdariç.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img