Friday, April 26, 2024

(Pas ndeshjes) Fiton me përmbysje ndaj Teutës 4-3, trajneri i Laçit, Gentjan Mezani, optimist për të kapur Europën

Lexo

Nga një skuadër që në javët e mëparshme ishte në kufijtë e mbijetesës në Superiore, me fitoret e realizuara javët e fundit, skuadra kurbinase e Laçit, po I ngjitë një nga një shkallët e renditjes, aq sa tashmë trajneri Gentjan Mezani, flet me optimizëm për kapjen e zonës Europianë. Një gjë të tillë, vlonjati i pankinës laçjane e shprehu pas ndeshjes, Laçi-Teuta, e mbyllur me rezultatin 4-3 në favor të vendasve.

“Skuadra reagoi, shënoi dy gola të shpejtë, duhet të përmirësohemi se po pësojmë gola standard. Duhet ti gëzohemi kësaj fitore dhe të rikuperojmë gabimet. Goli iu erdhi shpejt Teutës, dhe u c’oreintuam, por duhet të përmirësohemi nga java në javë. Ka shënuar Babatunga, Ujka, është shumë mirë kur shënojnë disa lojtarë, Shkurtaj na ndihmon shumë. Unë mendoj që në vijim do ti shohim me vëmendje gabimet që kemi bërë në këtë ndeshje, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Europa Ligë është synimi ynë, por duhet ti marrim ndeshjet me radhë, nuk duhet të kalojmë në eufori. Do ta vlerësojmë ndeshjen me Partizanin, por ne do rikuperojmë gabimet disi dhe kemi akoma punë përpara, nuk na falet më asnjë ndeshje, kemi lënë shumë pikë që nga fillimi i sfidës, kemi shënuar dhe kemi pësuar shumë”, tha ndër të tjeram për Over Sport, trajneri i Laçit, Gentjan Mezani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img