Kukësi mposhti 2-0 Bylisin në shtëpi me verilindorët që arrin fitoren e dytë radhazi në 7-të javë kampionat. Verilindorët shënuan nga një gol për pjesë teksa ai që hapi llogaritë e sfidës ishte Tiago Ferreira në minutën e 23-të ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 60-të Shqiprim Taipi realizoi golin e sigurisë.
Pas këtij rezultati, verilindorët ngjiten në kuotën e tetë pikëve në vendin e tetë të renditjes ndërsa nga ana tjetër, Bylisi renditet në vendin e katërt me 11 pikë.
Për Oversport ka folur trajneri i Kukësit.
Fitorja e tretë rradhazi – Fitore e rëndësishme. Jemi akoma në zonën e kuqe. Duhet vazhdimësi. Ndeshja doli 2-0 por duhet të kemi akoma afirmim dhe të jemi më të Qartë pasi i japim lehtësi kundërshtarëve të rrezikojnë.
Me sa km/h ecën Kukësi – Jemi akoma në malore. Ekipi bën kilometrin e 2 në autostradrën me 100 km. Kemi shumë punë për të bërë. Ekipi duhet të qartësohet. Humbim top shumë thjeshtë. Ekipi duhet të jetë akoma më kërkues.
Aksioni i golit – Nuk i nxjerrim sekretet. Normal që e punojmë në stërvitje. Duam ta vendosim kundërshtarin në vështirësi sa më shpejt me kundërsulme në mënyrë që të jenë të paorganizuar. Bylis ka lojtar cilësor dhe sulmues. Situatat duhet t’i shënosh dhe duhet të jemi më kërkues si në mbrojtje edhe në sulm.
Në prononcimin e zakonshëm pas takimit, tekniku i mallakastriotëve u shpreh:
“Unë dua të them i jap përgëzime çunave për atë përpjekje që bënë. S’mund të them që na mundi Kukësi. Bëmë dy gabime të pastra. Vetëm na mungonte qetësia dhe finalizimi i saktë. Një gol do të vinte Kukësin në presion. Kishim qarkullimin e topit. E humbëm këtë ndeshje nga gabimet individuale. Futbolli është lojë kolektive dhe të gjithë kemi faj për humbjen. Bëri mirë që erdhi kjo humbje për të qëndruar me këmbë në tokë. Sot kishim mundësi të shënonim. Edhe goli me VAR, ndihmon ata që shënojnë gol. Ne do të vazhdojmë dhe s’do të ulim kokën. Me Tiranën e kemi në shtëpi dhe është e vështirë.
Gjyqtari? VAR ishte më i saktë. Ai ishte momenti. Të gjithë trajnerët bëjnë gabime dhe unë bëra gabim. Është faji im që u ankova te arbitri dhe vëzhguesi i ndeshjes. Dalim edhe ne ndonjëherë nga kornizat.
Golat me Erzenin? Jo nuk harxhuam golat me Erzenin. Nuk kemi lojtarë me eksperiencë të madhe. Kënaqësia në vetvete të sjell këto rezultate. Besuam më shumë te vetja. Futbolli të ndëshkon siç bëri me ne sot. Ata që janë para porte duhet të jenë sa më të qetë që goli të ketë vlerë”, tha ai.