Wednesday, December 11, 2024

(Pas ndeshjes) Trajnerët Çela dhe Shkëmbi analizojnë ndeshjen Kastrioti 2-1 Teuta

Lexo

Kastrioti fitoi me përmbysje ndaj Teutës me rezultatin 2-1. Ishin durrsakët ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Erando Karabecit, megjithatë krutanët gjetën forcat për të reaguar, madje që në pjesën e parë.

Ai që rikthyeu ekuilibrin ishte Karakaçi, ndërsa Morbeck përmbysi në fundin e 45-minutave të para. Në fraksionin e dytë, Kastrioti ruajti avantazhin dhe mori një trepikësh me shumë vlera duke u ngjitur në kuotën e nëntë pikëve teksa mban vendin e shtatë. Sakaq, Teuta vijon me periudhën negative ndërsa ende nuk ka në fituar ndeshjen e parë në Superiore dhe mbeten me katër pikë në vendin e fundit.

Emiliano Çela deklaroi për Oversport:

“Është një fitore shumë e rëndësishme sepse na bën të marrim frymë, të marrim qetësi. Kishte ardhur një pikë kulminante, ku pas ndeshjes të mira, me lojë dhe raste, ekipi nuk po merrte dot pikët maksimale. Ishim ndalur te barazimi. Kjo ndeshje merr specifikë të veçantë sepse luanim në fushë tonë dhe duhet të fitonim. Kjo ndikoi në aspektin psikologjik te ekipi. Përpos kësaj kemi pasur dhe probleme fizike. Disa lojtarë u futën në fushën e lojës të dëmtuar. Kanë bërë sakrificë dhe kanë shtrënguar dhëmbët. Bënë një ndeshje të shkëlqyer. Na mbetet që në këtë javë, me këtë fitore të jemi të qetë për të punuar për javën e ardhshme.

Kontestimet? Më pëlqeu ekipi sepse u ndëshkua me një gol, falë zotit ishte i shpejtë. Nëse do të ishte në minutat e tjera, do na peshonte. Përpos shokut psikologjik, e nisëm në mënyrën më të keqe duke pësuar gol. I përgëzoj çunat sepse patëm durimin për të ruajtur ekuilibrin. Por, edhe për gjërat specifike që kishim punuar për Teutën. U munduam që të vrisnim ndeshjen. Përgatitem disa mënyrë loje. U shfaqëm të rrezikshëm, por pa marrë golin e qetësisë. Me arbitrin u nervozova sepse sinqerisht po na i mbajnë shumë keq. Po na dëmtojnë me kartona, për kundërshtarin s’e interpretojnë ashtu. Në disa momente e kisha me anësorin. Atë që shihja unë, ai e shihte ndryshe. E çuditshme, ne na mbetet veç të punojmë që të japim maksimumin. Mund të ketë edhe kështu faktorësh që mund të na ndikojnë. Falë punës dhe mënyrës tonë të lojës, s’ka kundërshtarë dhe as arbitër të na ndalë”, tha ai.

Trajneri korçar është kërkues ndaj ekipit të tij dhe ka bindjen që në vazhdim që diçka do të ndryshojë. Për Oversport, Shkëmbi tha:

“Normal më shqetëson kjo humbje. U përmbysëm shumë lehtë nga kundërshtarët. Në pjesën e parë s’i bëmë gjërat siç duhet. Patëm një tërheqje të pakuptimtë nga të gjithë. S’patëm qetësi qarkullimi. Vuajtëm pak presionin dhe për këtë s’më vjen mirë. E pritëm kundërshtarin. Patëm një moment, por nuk bëmë sa duhet për të qenë të rrezikshëm.

Është e vërtetë që në futboll, nuk fitohet me forcë dhe vrap, por duhet të jesh pak inteligjent. Kur po vuanim, duhet t’i zgjidhnim disa gjëra me inteligjencë. Rezultati nuk mbrohet duke u kthyer 10 lojtarë prapa. Por zgjidhet duke shkuar përpara”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img