Të marrësh barazim ndaj një Vllaznie që një javë më parë mori lavde të jashtëzakonshme për lojën që bëri ndaj Tiranës është arritje për çdo skuadër. Dhe, kur arrihet një gjë e tillë nga një skuadër si Egnatia që rrezikon seriozisht largimin nga Superiorja, dhe aq më tepër në shtëpinë e shkodranëve, mitikun e “Loro Boriçit”, natyrisht që e ka kënaqur jo pak trajnerin e rrogozhinasve, Zekerije Ramadani. Megjithatë, në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, atij i ka mbetur peng një super rast që skuadra e tij pati me anë të Xhekson i vetëm përballë portjerit Zogoviç, që nëse do të shënonte për ta thelluar avantazhin në 0-2, ndoshta mund ta mbyllte ndeshjen.
“Ishte shumë e rëndë, pas rastit të shpërdoruar nga Xhekson, prisnim se kur do të na ndëshkonte kundërshtari, pasi në futboll është ligji i pashkruar, po nuk shënove do të pësosh. Xhekson humbni një rast flagrant ballë për ballë me portierin. Unë e përkrah maksimalisht për paraqitjen e tij. Duhet të jemi të kënaqur me angazhimin e skuadrës dhe luftën sportive. Na motivuan deklaratat e kundërshtarëve. Kjo na jep një dritë jeshile për lojën që duhet të bëjmë. Jemi më të rrezikshëm kur elënë kundërshtarin të luajë. Duhet mos dalim nga stili i lojës. Rikthimet e futbollistëve janë një përforcim më vete. Duhet të veçoj paraqitjen e Majkëllit. Ka bërë një punë të shkëlqyer. Motivi qe i kompletuar. Në çdo takim dëshira ekziston. Patëm përkrahje dhe mbështetje ndaj secilit, u munduam të mbulojmë gabimet e njëri-tjetrit. Kjo gjë na dalloi nga ndeshjet e tjera. Jemi në bisedime me 2 futbollistë, ndoshta dhe i treti mund të na bashkëngjitet. Nesër do të marrim përgjigje. Nuk e kemi mbyllur merkaton. Kemi nevojë për 2-3 futbollistë që të rrisim konkurrencën. Sot mungonte, Telushi, Eler, Imeri. Gjatë gjithë kampionatit kemi pasur 4-5 mungesa. Shpresoj që edhe Pedro ta marrë veten. Dita ditës edhe ai do të rikthehet. Do të jenë 2 përforcime të mira. Brenda javës shpresoj të mbyllim merkaton po erdhën prurjet e reja. Në fushën tonë jemi munduar ta kontrollojmë lojën, të spostohemi përpara dhe kjo na ka penalizuar. Ky stil loje duhet të jetë për ne deri në fund të kampionatit. Të shikojmë në ndeshjet e radhës si do të reflektojmë”, u shpreh Zekerija Ramadani.”, u shpreh pas ndeshjes tekniku Zekerije Ramadani.