Tuesday, May 7, 2024

(Pas ndeshjes) Trajnerët kundërshtarë, Shkëmbi dhe Gega, analizojnë ndeshjen, Teuta-Kukësi 0-0

Lexo

Blendi Shkëmbi(Trajner i Teutës):

“Sa i përket lojës, ndoshta mungoi vetëm goli. Por ajo që doja të thosha është një falënderim për djemtë se bënë maksimumin, luftuan e vrapuan pa fund. Për detyrat taktike u munduan të bëjnë maksimumin por dihet që në futboll po nuk shënove ka probleme. Por ajo që më kënaq është që me lojën që zhvilluam ka përmirësime. Kartoni i kuq që mori Kukësi, patjetër që ndikoi, nuk mund të them që jo. Të ndihmon, por rastet i patëm, mendoj se bëmë mirë. Mendova të mos kaloj në aventurë, por të jemi të kujdesshëm me ekuilibër si skuadër. Vetëm rrezikuam diçka në fillim dhe në pjesën e dytë rastet u paraqiten por për fat të keq nuk arritëm të shënojmë. Shpresoj që fatin ta kemi në ndeshjet e ardhshme.

Gjatë gjithë kohës kërkoja që Beqja të kalonte para, të mbështeste para. Kurse Karabeci është e kotë të them diçka se nëse do më thoshin trajnerët të lëvizja mes linjave, nuk do e beja dot. Ndoshta ishte edhe pamundësi fizike e Beqjes se nuk arriti ta bënte si duhet. Nuk duhet të harrojmë që kur skuadra vjen nga ndeshje e rezultate jo të mira, patjetër është më e kujdesshme skuadra, jo vetëm trajneri, por edhe lojtarët. Vazhdoj të them se pavarësisht ishim me një lojtar më shumë, patëm momentet tona edhe kur ishim të barabartë. Nëse do të shënonim do të ishte ndryshe, pavarësisht kësaj, skuadra ishte me ekuilibër.

Unë mendoj se Teuta ka qenë gati, pavarësisht disa ndeshjeve jo të mira. Jo se erdha unë bëra çudi. Këto janë lojtarët, futbolli ka ulje e ngritje. Nuk mendoj se jam unë që ktheva skuadrën ku duhet, unë kam dy ditë dhe këtë skuadër e ka stërvitur për shumë kohë miku im Arapi, këtë e treguan edhe lojtarët, kjo Teutë ka qenë gati. Kemi një javë kohë për të përgatitur më mirë me Tiranën, ndoshta na kthehen edhe disa lojtarë të dëmtuar. Sot kishim lojtarë krahu në qendër të mbrojtjes që bënë mirë falë cilësive që kanë dhe eksperiencës. Kukësi në mesfushë për mendimin tim ka lojtarë shumë cilësorë, që kur kanë topin bëjnë të vuajnë kundërshtarët. Atë që kishim përgatitur arritëm ta bëjmë shumë mirë”.

Skënder Gega(Trajner i Kukësit):

“Futbolli ka rezultate dhe në lojë vajtëm sepse luajtëm me 10 vetë. filluam mirë , e kuqja ndikoj.Jam i kënaqur vetëm sepse me 10 veta dhe i zbatuam detyra. Në futboll nuk mund te ecësh para pa sakrifica. Luajtëm mirë, krijuam raste dhe pse më 10 veta. Ndeshja e katërt që dënohemi në të njëjtën mënyrë, vendosja e shumë e keqe e mbrojtëseve të qendrës ndikoi. Është e pafalshëm sepse dy mbrojtësit e qendrës nuk mund të qëndrojnë ashtu. Ky profesion është dhe tifozlliku nuk të lë të jesh i qetë sa të mbaroj 90 minutëshi. Unë mërzitem për gabimet që kemi shfaqur këtë katër javë. Ndeshjet i kemi humbur sepse kemi përsëritur gabimet. Arbitrat janë këtë që janë, nuk dua të bëj polemika për këtë. Kanë ndëshkuar disa lojtar pa të drejtë sipas meje por këto janë vendimet e tyre dhe kjo gjë kaloi tashmë.

Në stërvitje nuk kemi pasur asnjë lloj problemi, por duhet të komunikojmë me njëri tjetrin. Është grup i ri dhe rasti i Haxhiut ndikoi, është mungesë eksperience, ka kualitet të madh. Mund të ndryshonte sfidën aty por ashtu ndodhi në atë rast. Treshja e mesfushës nuk funksionoj siç duhet por dhe i kuqi ndikoi. Mendoj se nëse skuadra merr përsipër ashtu si sot mund të ecet përpara. Pikët janë ato që ndikojnë në fund, por futbolli kështu e ka. Mendoj se e kemi merituar të dilnim me pikë sot.

Në 90% e rasteve flas anglisht sepse duhet të jem i qartë me lojtarët. Futbolli këtu është taktik por dhe agresiv. Mendoj se pa ndëshkime dhe grupi do përshtatej më shpejt, por në këto raste tregojnë defektet. Ndaj dy qendër mbrojtësve kam kritikat e mija për këto javë. Ata janë pjesë e Kukësit dhe nuk dua ti rëndoi. Më habiti entuziazmi në pushimin e ndeshjes. Nga ai reagim duhet të niset puna. Tani kemi filluar të marrim përgjegjësi, sot u munduam të ruajmë formacionin me disa ndryshime të vogla. Dalja me të kuqe na prishi ekuilibrat.

Nuk besoj se trajnerët kanë të drejtë të korrigjojnë presidentët, sepse profesioni dhe mosha nuk mi lejon. Nuk lejoj njeri që të paktën nga ana teknike të ndërhyn në punën time. Gjici nuk më ka ndikuar te ana teknike, ai ka shprehur opinionin e tij. I di parametrat dhe detyrimet e mija dhe punoj me korrektësi.

Kjo ide për mua nuk qëndron, mendoj se shqiptarët punojnë me pasion dhe po bëjnë punë të mirë. Është e rëndësishme të gjesh gjuhën e komunikimit, qoftë dhe me mediat. Unë jam i hapur për kritikat, por gjërat jo të vërteta nuk i pranoj. Unë me stafin kemi punuar në mënyrën më të mirë të mundshme, kjo me mjafton. Secili ka mendimin e tij.”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img