Pas pak, në “Loro Boriçi”, kryesfida e javës së 30-të të Superiores, Vllaznia-Partizani

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Partizani, takim që do të nis pas pak, dhe konkretisht në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi” mes Vllaznisë pritëse dhe Partizanit mysafir, konsiderohet sfida më e nxehtë e javës së 30-të të kategorisë Abissnet Superiore.

Ndeshje kjo që vlen direkt pëvendin e katërt të tabelës së kalsifikimit, pozicion i cili është i mundshëm për të shkuar në Kupat e Europës përmes kampionatit.

Kuqeblutë janë disi më të qetë, kur vetëm një javë më parë eleminuan në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë, po në këtë stadium Partizanin. Por, që për të garantur një pjesëmarrje në Europë i duhet patjetër edhe sot fitorja, pasi Partizani është aktualisht në vendin e katërt, me një pikë më shumë sesa Vllanzia.

Ndërkohë, për Partizanin, pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë, kampionati është e vetmja mundësi për të shkuar në Europë, ndaj edhe ai do të kërkojë patjetër fitoren tre pikëshe.

Pak minuta më parë, trajnerët respektivë, Elvis Plori i Vllaznisë dhe Dritan Mehmeti i Partizanit kanë zyrtarizuar formacionet përkatëse, së janë:

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Krymi, Latifi, Jonuzi, Kruja, Bulatoviç, Hakaj, Hoxhaj, Aralica. Trajner: Elvis Plori

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Marku, Matondo, Skuka, Stenio Jr., Mala, Murataj, Hadroj, Bitri, Rrapaj. Trajner: Dritan Mehmeti

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Besëlidhja mund kryesuesen Besa dhe nis ngjitjen në tabelën e klasifikimit. Kategoria e Parë-Java e katërt

Besëlidhja-Besa 2-1(Shënues: Olamide 20', Bilali 45'/Prengaj 79') Kartonë të verdhë:Fetaj 45+1',Topallaj 46',Smaçi 49',Molla 65'/Prengaj 40',Rrena 50',Danladi 53' Besëlidhja:Molla,Topallaj,Janku,Bilali(A.Marku 71'),Alidema(Trashi 59'),Smaci(Hila 57'),Fetaj,Zabala,Shyti(Fusha...
- Advertisement -spot_img