Wednesday, May 8, 2024

Pas pak, ora 15:00, Egnatia-Vllaznia. Trajnerët kundërshtarë, Tetova dhe Josa, zyrtarizojnë formacionet e skuadrave të tyre

Lexo

Egnatia dhe Vllaznia, janë gati për sfidën zyrtare që starton në orën 15:00 në stadiumin “Arena Egnatia” të qytetit të Rrogozhinës. Ndeshja që luhet për llogari të javës së katërt të kategorisë Abissnet Superiore është mjaft e rëndësishme për të dy ekipet.

Vendasit e drejtuar nga trajneri Edlir Libohova kërkojnë të përfitojnë nga luajtja në shtëpi për të marrën fitoren e dytë në kampionat, që nëse realizohet është e dyta pas asaj që realizuan një javë më parë në transferëtn e vështirë të Kukësit.

Ndërkohë, për Vllazninë, ashtu siç është thënë edhe më herët, kjo ndeshje mund të shërbej si barometër për të parë Vllazninë e vertetë të këtij sezoni. Që do të thotë se nëse kërkohet të lihet pas humbja zhgënjyese e javës së parë ndaj Erzenit në transfertë, duhet skuadra e drejtuar nga Mirel Josa duhet të vijojë me një tjetër fitore të radhës në mënyrë që të mos quhen rastësi dy tre pikëshat e fundit të regjistruara ndaj Kukësit dhe Tiranës

Në këto momente skuadrat sapo kanë dalë për nxemjen e zakonshme, ndërkohë që trajnerët kundërshtarë, Edlir Libohova i Egnatias dhe Mirel Josa i Vllaznisë, kanë zyrtarizuar formacionet me të cilët do të nisin takimin e sotëm të orës 15:00.

EGNATIA – Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota; Fangaj, Zejnullai, Fernando, Xhekson, Musta; Delarzh, BamBam. Trajner: Edlir Tetova.

VLLAZNIA – Zogoviç; Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli; Jonuzi, Boshnjaku, Heriç; Mala, Kaina Nunjesh, A. Hoxhaj. Trajner: Mirel Josa.

Arbitër kryesor – Kreshnik Cjapi (Fier), Asistent i parë – Ilir Tartaraj (Fier), Asistent i dytë – Orgest Grabova (Fier). Arbitër i katërt – Dorjan Maletaj (Tropojë)

VAR – Olsion Yzeiraj (Patos)/AVAR – Marjus Qose (Lushnje)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img