Të dyja skuadrat, Vllaznia dhe Egnatia, të cilat do të përballen pas pak në “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16.45 kanë mbërritur në stadium dhe janë duke zhvilluar nxemjen e zakonshme në fushën e blertë.
Ndërkohë, trajnerët kundërshtarë, Thomas Brdariç i Vllaznisë dhe Zekirija Ramadani i Egnatias kanë dorëzuar protokollet përkatëse zyrtare me emrat e futbollistëve me të cilët do ta fillojnë lojën që nga minuta e parë.
Kjo është ndeshja e parë që hap javën e 17-të të Superiores, ndërklohë që ndeshjet e tjera do të luhen në tre ditët e ardhshme, e shtunë, e diele dhe të hënën e ardhshme.
Formacionet zyrtare
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Fallou, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Gjurgjeviç, Aralica
Trajner: Tomas Brdariç
Egnatia: Puja, Imeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Majkëll, Iseni, Levendi, Ademi, Xhekson, Magani
Trajner: Zekirija Ramadani