Është Dita e Ndeshjes – Gjysmëfinalja e Dytë!
Sot, në orën 19:00, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, luhet gjysmëfinalja e dytë mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes, me rezultatin aktual 1-0 për ekipin nga Lezha.
Është momenti për të reaguar – është momenti ynë!
Na pret një mbrëmje spektakolare me basketboll cilësor, dhurata dhe surpriza gjatë pushimit mes pjesës së parë dhe të dytë, që nuk duhen humbur!
Organizimi i tifozëve:
- Pas stolit të Besëlidhjes do të qëndrojnë vetëm tifozët lezhjanë.
- Ultrasat e Vllaznisë do të vendosen pas koshit, në anën e stolit tonë – ndryshe nga zakonisht.
- Tifozët e Vllaznisë janë të mirëpritur në të gjitha sektorët e tjerë të sallës, me përjashtim të zonës pas stolit të Besëlidhjes.
Biletat do të shiten në hyrje të palestrës, me çmim 100 lekë.
Për tifozët e Besëlidhjes, biletat do të shpërndahen nga vetë menaxhmenti i tyre.
Ejani të gjithë, me zemër e pasion, dhe le të japim mbështetjen tonë për kuqeblutë!
Le të fitojë fair-play dhe sportiviteti!
FORCA VLLAZNIA
#Vllaznia #Gjysmefinalja #Basketboll #Kuqeblu #shkoder