Thursday, September 19, 2024

Pas pak, ora 21:00, finalja e Euro 2024: Spanjë-Angli. Pritet spektakël në fushën e lojës. Zyrtarizohen formacionet e para

Lexo

Spanja dhe Anglia do të luajnë mbrëmjen e sotme finalen e madhe të “Euro 2024”. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit do të startojë në orën 21:00.

Skuadra e Spanjës ka zbritur në fushë para fillimit të kësaj ndeshje. Lojtarët duken të buzëqeshur para një ndeshje delikate si kjo e sotmja. Teksa atmosfera në “Olympiastadion” duket shumë e qetë,kjo duke marrë shkas se jemi më shumë e 45 minuta minuta para fillimit të ndeshjes.

Në krahun tjetër,lojtarët e Anglisë zbarkuan në fushë para spanjollëve,por djemtë e Sauthgejt nuk qëndruan shumë. Ndryshe nga “Furia e Kuqe” që e shijuan në maksimum qetësinë para stuhisë së finales.

Një ndeshje finale,ku sigurisht nuk ka favoritë,por e shkuara është ajo ç’ka tremb paksa spanjollët. Në të kaluarën Anglia e ka bërë zap Spanjën,duke pasur statistika më të mira në përballjet direkte.

Në 27 ndeshje të luajtura kundër njëra-tjetrës,“3 Luanët” kanë fituar plot 13 herë kundër spanjollëve. Në krahun tjetër,“Furia e Kuq” e ka mposht Anglinë 10 herë,ndërsa 4 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Por këto mbeten vetëm statistika të së kaluarës dhe të shkruara në librat e historisë. Në mbrëmjen e sotme mund të ndodhë gjithçka dhe të shkruhet një tjetër histori.

Tashmë dy trajnerët,si De la Fuente ashtu edhe Sauthgejt kan vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë e kësaj sfide. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes Spanjë-Angli.

Spanja:Simon,Kukureja,Laport,Le Normand,Karvahal,Ruiz,Rodri,Uilliams,Olmo,Jamal,Morata Trajner:Luis de la Fuente

Anglia:Pikford,Uoker,Guehi,Stons,Shou,Maino,Rajs,Saka,Foden,Bellingam,Kejn. Trajner:Gareth Southgate.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img