Pas pak(ora 21.00), NK Siroki Brijeg-Vllaznia, tekniku Brdariç, zyrtarizon formacionin e parë

Rreth një orë na ndan nga starti i sfidës, Shiroki Brijeg-Vllaznia, takim ky i vlefshëm për kompeticionin europian, Turi i parë i “Conference League”. Takimi në fjalë luhet në “Pecara Stadium” duke filluar nga ora 21.00. Pasi ka konsumuar një ditë më parë seancën e fundit stervitore po në këtë stadium, kuqebluitë janë rikthyer pak minuta më parë përsëri në këtë impiant sportiv, por tashmë për të betejen zyrtare, Shiroki Brijeg-Vllaznia.

Ndërkohë që skuadra ka bërë ritualin e zakonshëm siç e bëjnë të gjitha skuadrat duke shkelur në tapetin e fushës së lojës me të mbërritur në stadium, tekniku gjerman i Vllaznisë, Thomas Brdariç, ka dorëzuar pranë vëzhdusit të ndeshjes formacionin zyrtar.

Ashtu siç pati deklatuar edhe në konferencën e shtypit, Brdariç pati deklaruar edhe në konferencën e shtypit, Brdariç i ka besuar nga minuta e parë atyre futbollistëve që aktivizoi në ndeshjet testuese miqësore të zhvilluar në Podgoricë dhe Zllatibor.

Në portë është malazezi, Zogoviç, për të vijuar me repartin e mbrojtjes, në të djathtë Gurishta, Adili dhe Imami në qëndër dhe Bulatoviç në krahun e majtë. Në mesfushë do të luajnë, Krymi, Kaleziç, Jonuzi dhe Kruja, ndërkohë që vija vulmuese i është besuar dyshes Hoxhaj, Dilaver.

Gjithnjë, nga protokolli i dorëzuar nga drejtuesit e Vllaznisë, të gatshëm në pankinën kuqeblu janë portjeri Qarri, për të vijuar me Shimën, Palokën, Smajlin, Fangaj, Kalaja, U. Hoxha, Da Silva, Latifi, Djurdjeviç, Çoba, Radovani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu