Vllaznia dhe Laçi, janë gati për sfidën që nis në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe që konsiderohet më e rëndësishmja e kësaj jave.
Dy skuadra që luftojnë për një vend në Kupat e Europës nga kampionati, me kurbinasit mysafir të vendit të dytë në renditje dhe kuqeblutë në vendin e katërt.
Për kuqeblutë e Vllaznisë që vijnë pas dy rezultateve negative me humbjet ndaj Egnatias dhe Kastriotit, fitorja është detyrim nëse kërkojnë një vend në Europë. Sepse, në rast të kundërt, çdo rezultat tjetër e vështirëson shumë mundësinë e kapjes së Europës nga kampionati.
Trajnerët përkatës, Elvis Plori i Vllaznisë dhe Shpëtim Duro i Laçit, që ka sot debutimin e parë në rikthimin e stolit kurnibas, kanë zyrtarizuar formacionet, me të cilët do të luajnë nga minuta e parë.
Vllaznia: Zogoviç; Kruja, Adili, Bulatoviç, Hakaj; Krymi, Jonuzi; Latifi, Da Silva, Hoxhaj; Aralica Trajner: Elvis Plori
Laçi:Dajsinani; Roganoviç, Velkoski, Malota, Ziko; Shehu, Ujka, Deliu; Mazrekaj, Velija, Guindo Trajner: Shpëtim Duro
Gjyqtar kryesor i ndeshjes, është Klodian Shahini