Saturday, April 20, 2024

Boks-Shqipëria, fituese e “Memorial Vllaznia 2022”. Rajku i Shqipërisë dhe Diaz i Bullgarisë, boksierit më të mirë

Lexo

Për dy ditë me radhë, e premte dhe e shtunë, në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës u zhvillua Turneu i 18-të Ndërkombëtar i Boksit “Memorial Vllaznia 2022”. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin kombëtaret e Kosovës, Malit të Zi, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Figurën më të mirë sportive nga kombëtarja e Shqipërisë e kanë bërë, dy boksirët e talentuar, Arjon Kajoshi dhe Gelian Rajku, të cilët duke fituar në të dy ditët e turneut u shpallën fitues të vendeve të para. Kajoshi mundi në finale boksierin kosovar, Altin Shala për peshën deri në 80 kg, ndërsa, Rajku sfidoi në peshën e rëndë plus 92 kg bokierin e kombëtares bullgare, Jordan Herkondez, i cili është kampion bote në peshën e tij. Me medalje kampioni u vlerësuan në ditën e dytë edhe dy boksierët e Vllaznisë, Jurgen Lazri dhe Tonin Prela që konkuruan për kategorinë e moshës së të rinjëve. Bazuar në pikët e marra në kunkurimin invidual, vendin e parë dhe Kupën e Turneut Ndërkombëtar, “Memorial Vllaznia 2022” e ka fituar kombëtarja e Shqipërisë me trajner Zef Gjonin.

Rezultatet e ditës së dytë finale të Turneut Ndërkombëtar të Boksit

50 kg. Jurgen Lazri(Vllaznia)-Kristi Musabelli(Tirana), fiton Lazri.

60 kg. Tonin Prela(Vllaznia)-Klaudio Selamaj(Flamurtari), fiton Prela.

57- Javer Diaz (Bullgari)-Lorent Murati(Kosovë), fiton Diaz.

63.5- Ibrahim Mezani(Albani)-Edin Alkoviç(Mali i Zi), fiton Alkoviç

71- Besior Gjetaj(Albani)-Riand Muriqi(Kosovë), fiton Muriqi.

80- Arjon Kajoshi(Albani)-Altin Shala(Kosovë), fiton Kajoshi.

86- Petar Lijeseviç(Mali Zi)- Miroad Puriç(Mali Zi), fiton Puriç.

+92- Jordan Herkondez(Bullgari)-Gelian Rajku(Albani), fiton Rajku

Në ceremoninë e mbylljes së krejt aktivitetit, Kombëtarja e Shqipërisë e drejtuar nga trajneri, Zef Gjoni, nderohet me Kupën e ekipit fitues.

Kupën e boksierit më të mirë e fiton, Gelian Rajku i Shqipërisë

Kupën e boksierit më teknik e fiton, Javer Diaz i Bullgarisë

Pjesë e ditës së dytë së turneut ishte edhe nderimi që iu bë figurës së njohur të boksit shkodran dhe atij shqiptare, Liman Kulla, i cili pas vdekjes është vlerësuar me çertifikata mirënjohje nga Federata Shqiptare e Boksit, si dhe Shoqata e Boksit Vllaznia.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img