Penalizohet Latifi! Problematika e ndeshjes së kaluar me Teutën, KF Vllaznia, ndëshkon kosovarin financiarisht dhe me mos aktivizim.

Liridon Latifi, nuk do të jetë me skuadrën në ndeshjen e nesërme me Partizanin, takim ky i vlefshëm për javën e 25-të të Abissnet Superiore. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur trajneri Mirel Josa gjatë konferencs për shtyp të pragndeshjes, mbajtur paraditen e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.

Arsyeja, në fakt nuk ka të bëjë me gjendjen fizike, sepse Latifi ka disa javë që ka lënë pas dëmtimet duke qënë i gatshëm të jetë në fushën e lojës, gjë që është aktivizuar në ndeshjet e fundit. Por, mungesa e tij në sfidën e nesërme me Partizanin ka të bëjë me një penalizim që futbollisti ka marrë nga KF Vllaznia në lidhje me situatën e krijuar ndeshjen e kaluar në transfertën e Durrësit.

Siç është bërë me dije edhe më herët, në strategjinë që Josa kishte projektuar në ballafaqimin me Teutën, Latifi nuk ka qënë në formacionin e parë, por i është kërkuar që të aktivizohet në pjesën e dytë, por ai nuk ka qënë i gatshëm t’i përgjigjet vendimit të trajnerit.

Rasti në fjalë, është analizuar nga drejtuesit e KF Vllaznia, të cilët nuk kanë toleruar ndaj këtij veprimi, ndaj edhe kanë marrë masat e duhura. Një gjë të tillë, e ka konfirmuar në konferencën e shtypi, edhe trajneri Mirel Josa, kur i pyetur për një çështje të tillë, është shprehur:

“Po, ka një problem të tillë, dhe klubi ka marrë masa në këtë drejtim, qoftë masa financiare, dhe qoftë masa, të cilat kanë të bëjnë me aktivizimin e tij në vazhdimësi.”

Në një pyetje të dytë, nëse Latifi, do të jetë i gatshëm për nesër ndaj Partizanit, Josa, ka rikonfirmuar atë që klubi ka vendosur për të mos qënë me skuadrën në këtë ndeshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu