Thursday, November 21, 2024

Përmbysin gjithçka “Tre Luanët”, Harry Kane ndëshkon sllovakët në minutën e parë të kohës shtesë

Lexo

Angli-Sllovaki 2-1

Anglia(4-2-3-1): Pickford; Ëalker, Stones, Guehi, Trippier; Rice, Mainoo; Saka, Bellingham, Foden; Kane. Trajner. Southgate

Sllovakia (4-3-3): Dubravka; Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko; Kucka, Lobotka, Duda; Schranz, Strelec, Haraslin. Trajner: Calzona

Në Gelsenkirchen, Anglia kërkon të rifitojë shkëlqimin e saj pas dy ndeshjeve të fundit nën standarde. Skuadra e Southgate përballet me Sllovakinë. Për anglezët, Mainoo nga minuta e parë pranë Rice. Calzona zgjedh Strelec si mesfushor sulmues.

Dueli i tretë për nga radha në fazën e 16-shes, Angli-Sllovaki, gati-gati dhuroi surprizën e dytë në këtë Europian. Pas largimit të djeshëm të Italisë, shumë pranë këtij realiteti ishte edhe Anglia.

Në Gelsenkirchen, skuadra e Calzona ishte në avantazh deri në minutën e 95-të, kur një magji e yllit të Real Madrid shpëtoi Southgate. Nënkampionët e Evropës panë fantazma për një kohë të gjatë, duke e parë veten të eliminuar për shkak të golit të Schranz në minutën e 25-të të pjesës së pare, deri në limite kur vetem në minutën e 95-të Bellingham shpëtoi Southgate me një goditje mahnitëse.

Koha shtesë, dy herë nga 15-të minuta filloi nëmënyrën më të mirë për anglezët, të cilët që në minutën e parë të pjesës së parë shënojnë me anë të Kane duke kaluar në avanta për herë të parë në këtë ndeshje.

Një avantazh që Anglia e mbajti në fuqi deri në përfundim të 120-të minutave duke firmosur kualifikimin në tetë më të mirat e Europianit, aty ku gjejnë Zvicrën, e cila nga ana e saj eleminoi Italinë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img