Wednesday, February 5, 2025

Përvjetori i 50-të i lindjes së trajnerit Tomas Brdariç, atmosferë festive tek kuqeblutë në prag të sfidës me Egnatian

Lexo

Mbrëmja e së enjtes është shoqëruar me një festën në kampin kuqeblu. Pas përfundimit të seancës stërvitore, skuadra së bashku me drejtuesit e KF Vllaznia kanë festuar së bashku përvjetorin e 50-të të lindjes së trajnerit Tomas Brdariç.

Të mbledhur në një nga lokalet e qëndrës së qytetit të Shkodrës  me presidentin Alban Xhaferi në krye, ato kanë darkuar të gjithë së bashku, ndërkohë që nuk ka munguar edhe pozimi i Brdariç mes shifrës 50-të shoqëruar edhe me tortën me dekorin kuqeblu të KF Vllaznia

Ditëlindja e trajnerit Brdariç ka koinçiduar tre ditë përpara supersfidës me Egnatian, takim i cili do të luhet pasditen e së dielës në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndaj, edhe kjo atmosferë festive, krahas urimit: Edhe 100 të tjera!, për gjermanin e pankinës kuqeblu, ka shërbyer edhe për një karikim akoma më të madh të skuadrës në arritjen e një rezultati pozitiv ndaj rrogozhinasve, në mënyrë që festa e ditëlindjes së Brdariçit të vijojë edhe pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img