Wednesday, November 27, 2024

Peshëngritje/ Shqipëria, 6 medalje mjeshtërash

Lexo

Peshëngritja kuqezi ngjitet në podiumin e mesdhetareve edhe për veteranë. Shqipëria ka marrë gjashtë medalje në Kampionatin e parë Mesdhetar të Peshëngritjes për Mjeshtrat, ose ndryshe veteranët. Gjithçka ka ndodhur në Durrës, ndërsa ky aktivitet u zhvillua për tre ditë me radhë për të gjitha moshat nga 35-70 vjeç. Kështu katër medaljet e arta kanë ardhur nga Besnik Psatha, Arjola Beqo, Kozma Qeraxhiu, Kevin Cico.

Klaudio Çela ishte i argjendtë dhe Florenc Çela i bronztë. Në përgjithësi një garë që u organizua në mënyrë perfekte, ndërsa tanimë do t’i lërë radhën Kampionatit Europian të të rriturve, Kampionatit Europian të Mjeshtërave, por dhe Kampionatit Botëror i moshës deri në 17 vjeç.

Por ndërkohë në tetor të këtij viti do të vijë dhe Botërori i moshës deri në 20 dhe 23 vjeç, ndërsa Shqipëria vijon të marrë aktivitete ndërkombëtare në seri.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Kualifikueset Euro U-19 për vajza/ Shqipëria fiton 2-1 ndaj Malit të Zi, vendosin golat e Qoses dhe Ndojt

Mali Zi-Shqipëri 1-2(Shënuese: Dokniç 48'/Qose 30', Ndoj 68') Mali Zi:Zugiç,Bojaniç,V.Miloviç,Radeviç,Boriçiç,Durkoviç,Dokniç,Çadenoviç,Osmajiç,Tomaseviç,Krstevska Trajner:Ivan Tatar (U aktivizuan:Nikçeviç,T.Miloviç,Zarubica,Buckoviç) Shqipëria:Spahiu,Nika,Hoxhaj,Allushi,Vata,Methoxha,Ago,Qose,Ndoj,Vasa,Bushati Trajner:Luçije Gjini (U aktivizuan:Hysa,Ndoci) Gjyqtarë:Laura Mauricio,Melisa Korreia(Zvicër),Lilija...
- Advertisement -spot_img