Sunday, November 24, 2024

Pikantet e Egnatia-Partizani/ Homazhe në tokë dhe ajër, Duamenës i jepet lamtumira

Lexo

Supersfida e javës së 13-të e Kategorisë Superiore mes Egnatias dhe Partizanit u mbyll me shifrat 1-1. “Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet pikante të këtyre 66 minutave të luajtura.

* Klubi i Egnatias organizoi një ceremoni përkujtimore në nder të Rafael Duamenës, i cili u nda nga jeta pasditen e 11 nëntorit. Kësaj i parapriu një këngë e realizuar nga artisti Mateo Prshka, dedikuar ish-kapitenit, që u luajt për t’u dëgjuar nga të pranishmit.

* Të dyja ekipet, së bashku me arbitrat, teksa dolën në fushën e blertë kishin veshur nga një bluzë të bardhë ku shkruhej: “U prehsh në paqe kapiten”. Në duar mbanin të gjithë nga një karafil. Lojtarët e Partizanit të bardhë dhe ata të Egnatias, të kuq.

* Homazhe në fushë, por edhe në qiell, aty ku Alket Islami kishte ngritur parashutën “Partizani” dhe pas kishte vënë dy shirita të zinj. * Sfida rinis me një minutë heshtje në nder të Duamenës, ndërkohë që i gjithë stadiumi, përfshirë edhe tifogrupin e Partizanit, “Ultras Guerrils”, thirrën njëherazi emrin e sulmuesit ganez. E njëjta gjë ndodhi edhe në momente të tjera gjatë ndeshjes.

* Skuadrat patën edhe një shirit në krah në nderim të Duamenës, por me kalimin e kohës u panë një njëri pas tjetrit ta hiqnin për shkak se u shkaktonte shqetësime gjatë lojës.

* Zëvendëstrajneri i Partizanit, Renaldo Kalari, teksa u dëmtua qendërmbrojtësi Preka, iu drejtua arbitrit të katërt duke i thënë: “Prit o vëlla se po luajmë me 8 lojtarë, çfarë bëni kështu”. Partizani luajti disa minuta me një dhe dy lojtarë më pak.

  1. Halili
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img