Wednesday, May 1, 2024

BASKETBOLL/ Franko Bushati është sekretari i ri i FSHB-së

Lexo

Franko Bushati është zgjedhur sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit. Me anë të një njoftimi për mediat FSHB bën të ditur se Bushati do të marrë funksionin e zyrtarit në federatë, ndërsa prezantimi i tij do të bëhet mesditën e sotme nga presidenti Avni Ponari me anë të një konference për shtyp.

Bushati, prej më shumë se 20 vitesh aktivizohet në Itali si basketbollit, ndërsa është një prej lojtarëve më të mirë shqiptar të dekadave të fundit, duke veshur edhe fanellën e ekipit kombëtar.

38-vjeçari, tashmë e ka mbyllur zyrtarisht karrierën në parket për të marrë rolin e rëndësishëm si sekretar i përgjithshëm në Federatën Shqiptare të Basketbollit, funksion të cilin e ka mbajtur për shumë vite Korab Llazani, i larguar disa javë më parë nga kjo detyrë.

Franko Bushati dje ka njoftuar edhe fundin e karrierës si basketbollist, me anë të një postimi emocionues në rrjetet sociale.

POSTIMI I “KOBRËS” – Bushati, i cili njihet ndryshe edhe me pseudonimin “kobra”, ka reaguar me anë të një publikimi në profilin e tij në rrjetet sociale, në të cilin shkruan: “Fundi i udhëtimit. Udhëtimi im më i bukur, për të cilin falënderoj këdo që ka bërë pjesë. Falënderimi i parë shkon për familjen, për mamin, babin dhe motrën, për sakrificat e mëdha sidomos në fillimet e mia dhe shpresoj që t’ua kemi shpërblyer sado pak. Falënderoj të gjithë shokët dhe trajnerët.

Falënderoj drejtuesit, presidentët, por mbi të gjithë tifozët, ata që kanë brohoritur emrin tim për të më mbështetur, por edhe ata që më kanë sharë (këta të fundit më shumë qesh). Keni qenë gjaku im, pasi loja ime ka qenë e përbërë mbi të gjitha nga nervi dhe entuziazmi, dha pa ju të gjithë nuk do të isha asgjë. Falënderimin e fundit ia rezervoj vetes. Që fëmijë, kur më thoshin që do të ishte e pamundur, brenda meje ndizej sfida. Faleminderit të gjithëve, kobra!”, shkruan Bushati në vargjet e lamtumirës për parketin, topin dhe koshin. Tashmë 38-vjeçarin e pret një mision sa tërheqës, po aq edhe i vështirë, për të kontribuuar në zhvillimin dhe organizimin e basketbollit shqiptar.

Artin LLESHAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img