Tuesday, November 26, 2024

Pikantet e ndeshjes, Vllaznia-Kukësi. Nga shkelmimi i topit të parë me Armando Cungun deri te përshëndetja miqësore e trajnerëve, Josa-Gega

Lexo

– Armando Cungu i dha shkelmin topit të parë në stadiumin “Loro Boriçi”, për sezonin e ri. Ish-mesfushori dhe trajneri i Vllaznisë merr duartrokitjet e tifozërisë shkodrane, por edhe një buqetë lule nga presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi.

– Takim mes miqve ai i trajnerit Mirel Josa dhe ish-zëvendësit të tij, Cungu, që me lule në duar, takoi mikun e tij, aktualisht trajner i Vllaznisë. – Tifozët shpalosin një “targë” të vjetër, por e njohur në Shkodër, “SH 1919 V”, që është viti i themelimit të Vllaznisë.

– Një vend të veçantë për gjithë sezonin do të kenë në tribunën VIP veteranët që kanë kontribuar ndër vite në futbollin shkodran. Ato edhe dje kanë qenë të shumtë në shkallët e stadiumit.

– Nuk kanë reshtur për asnjë moment në këmbë duke dhënë instruksione për ekipet e tyre dyshja e trajnerëve, Josa-Gega.

– Heriç bënë shumë metra vrapim pas golit për t’u përshëndetur me stolin dhe më saktë me futbollistin shqiptar nga Mali i Zi, Kristian Vulaj. Pas golit të Heriç, tifozët ndezën fishekzjarrët që mbanin në duar.

– Liridon Latifi u largua i dëmtuar nga fusha ku mori edhe duartrokitjet e të pranishmëve. Duartrokitjet nuk munguan as për Esat Malën në momentin e zëvendësimit.

– Trajneri Josa u jep shumë këshilla të tijve në çastet e fundit të takimit, ku nuk munguan edhe momentet e tensionit dhe ankthit. Gjithë presin me ankth vendimin që do të marrë nga VAR-i gjyqtari Meta. Pasi ka shikuar rastin në VAR, Meta vendos kundër vendimit të tij të mëparshëm, duke mos akorduar 11- metërsh, por duke dhënë një simulim dhe karton të verdhë për Kainën. Vendimi acaron jo pak stafin teknik të Vllaznisë, i cili kërkon shumë ndaj gjyqtarit. Ndërsa tifozët shajnë në kor Metën.

– Gëzim i ligjshëm i stafit teknik të Vllaznisë pas shënimit të golit të dytë. Në delir si asnjëherë tjetër në Shkodër ka shpërthyer edhe tekniku Josa, që këtë gëzim e deklaron se vinte pasi skuadra mike nuk kishte minuta për të reaguar.

– Takim miqsh mes Josës e Gegës në hollin e stadiumit pas përfundimit të ndeshjes.

– Latifi lë stadiumin duke tërhequr këmbën zvarrë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img