Egnatia dhe Vllaznia luajnë sot në 13:45 në Rrogozhinë. Sfida vlen për javën e 26 të Superligës, ndërsa te miqtë debuton në stol trajneri Elvis Plori. Shkarkimi i Brdaric ka bërë që Plori të marrë frenat e skuadrës, teksa do ketë gjysmën e titullarëve jashtë.
Gurishta, Jonuzi, Da Silva, Latifi dhe Aralica janë mungesa të sigurta prej dëmtimeve dhe skualifikimeve. Me skemën 3-4-3 pritet të luajë trajneri i ri, teksa në sulm i besohet të riut Smajli. Pas 25 javëve të luajtura, Vllaznia mban vendin e katërt me 39 pikë, tre më pak se zona evropiane që mbahet nga Kukësi.
Formacioni i mundshëm:
Vllaznia (3-4-3): Zogovic, Adili, Diagne, Bulatovic, Kruja, Krymi, Heric, Hakaj, Mustedanagic, Smajli, Djurdjevic