Burreli-Pogradeci 2-1
(Shënues: Kurbneshi 56′ (p), Silva Kosta 70′ / Cirkovic 41′)
Burreli:Çili,Hasa,Dedgjonaj,Markos,Kastrati;Zhoel,Stana,Koleci,Silva(Hoti 77),Kurbneshi,Farruku(Oliveira 83). Tranjer: Dorjan Bubeqi
Pogradeci:Baçi,Rrapo,Hysenllari(Jahaj85),Pura(Alillari85),Cirkoviç(Elmazaj 85),Shyti,Zefi,Berberi(Kendezi 74),Shkulaku,Topllari,Ivani(Henrike 63). Tranjer: Samuel Nikaj
Arbitra:Blerim Ziri,Erind Burgu,Orgest Loci,Ermal Gryka(Fushe-Kruje) Delegat:Agim Mone(Tirane) Vezhgues:Arjan Mali(Patos)
Ishin Pogradecaret me kerkues pjesen e pare dhe disa tentativa te tyre nuk u finalizuan si duhet. Ne te 34 minute, Shyti i liqenoreve kishte shancin qe te gjente golin e pare per Pogradecin por nga pika e bardhe hipnotizohet nga portieri Çili qe mban te paprekur porten e tij.
Megjithate, jane serish pogradecaret e drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj qe kaluan te paret ne avantazh me ane te mbrojtesit Cirkoviç i cili ne hyrje te zones godet sakte duke shenuar ne minuten e 41 te pjeses se pare dhe duke e mbyllur kete pjese me shifrat 1-0.
Kjo epersi e liqenoreve zgjati vetem pak, sepse ne fragmentin e dyte te lojes, Burreli arriti te barazonte nga pika e bardhe si rezultat i nje aksion model ku fituan te drejten e nje penalltie te akorduar nga gjyqtari Ziri qe me pas kthehet ne gol nga Kurbneshi.
Matjanet ishin me kerkues dhe ne minuten e 70-te arriten te gjenin edhe golin e dyte me ane te Silva Kosta. Minutat ne vazhdim shoqerohen me disa inkursione te pogradecareve të cilet kerkojnë me insistim barazimin, por Burreli mbrohet mire duke mbajtur rezultatin e pa ndryshuar deri ne fund.
Kjo fitore e mbane ekipin e Burrelit ne Kategorine e Pare per sezonin e ardhshem ndersa Pogradeci do vazhdoje te militoje ne te dyten. Nje sukses i Tranjerit Dorjan Bubeqi i cili qe nga ardhja e tij krijoj nje ekip model ky veshtire se mund te thyej kollaj. Ne krahun tjeter Pogradeci nuk arriti dot te siguronte ngjitjen ne te paren direkt por u ndal ne finale te “Play Out” perball Burrelit.
Fatos LAMAJ