Pogradecit i ikën fitorja nga duart. Humb penallti, dhe shënon më pas duke fituar pjesën e parë, por Burreli e përmbys në të dytën duke qëndruar në Kategorinë e Parë. Pogradeci mbetet sërish në të dytën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Burreli-Pogradeci  2-1

(Shënues: Kurbneshi 56′ (p), Silva Kosta  70′ / Cirkovic 41′)

Burreli:Çili,Hasa,Dedgjonaj,Markos,Kastrati;Zhoel,Stana,Koleci,Silva(Hoti 77),Kurbneshi,Farruku(Oliveira 83). Tranjer: Dorjan Bubeqi

Pogradeci:Baçi,Rrapo,Hysenllari(Jahaj85),Pura(Alillari85),Cirkoviç(Elmazaj 85),Shyti,Zefi,Berberi(Kendezi 74),Shkulaku,Topllari,Ivani(Henrike 63). Tranjer: Samuel Nikaj

Arbitra:Blerim Ziri,Erind Burgu,Orgest Loci,Ermal Gryka(Fushe-Kruje) Delegat:Agim Mone(Tirane) Vezhgues:Arjan Mali(Patos) 

Ishin Pogradecaret me kerkues pjesen e pare dhe disa tentativa te tyre nuk u finalizuan si duhet. Ne te 34 minute, Shyti i liqenoreve kishte shancin qe te gjente golin e pare per Pogradecin por nga pika e bardhe hipnotizohet nga portieri Çili qe mban te paprekur porten e tij.

Megjithate, jane serish pogradecaret e drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj qe kaluan te paret ne avantazh me ane te mbrojtesit Cirkoviç i cili ne hyrje te zones godet sakte duke shenuar ne minuten e 41 te pjeses se pare dhe  duke e mbyllur kete pjese me shifrat 1-0.

Kjo epersi e liqenoreve zgjati vetem pak, sepse ne fragmentin e dyte te lojes, Burreli arriti te barazonte nga pika e bardhe si rezultat i nje aksion model ku fituan te drejten e nje penalltie te akorduar nga gjyqtari Ziri qe me pas kthehet ne gol nga Kurbneshi.

Matjanet ishin me kerkues dhe ne minuten e 70-te arriten te gjenin edhe golin e dyte me ane te Silva Kosta. Minutat ne vazhdim shoqerohen me disa inkursione te pogradecareve të cilet kerkojnë me insistim barazimin, por Burreli mbrohet mire duke mbajtur rezultatin e pa ndryshuar deri ne fund.

Kjo fitore e mbane ekipin e Burrelit ne Kategorine e Pare per sezonin e ardhshem ndersa Pogradeci do vazhdoje te militoje ne te dyten. Nje sukses i Tranjerit Dorjan Bubeqi i cili qe nga ardhja e tij krijoj nje ekip model ky veshtire se mund te thyej kollaj. Ne krahun tjeter Pogradeci nuk arriti dot te siguronte ngjitjen ne te paren direkt por u ndal ne finale te “Play Out” perball Burrelit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img