Sunday, November 24, 2024

Policët në grevë, Bashkia e Roterdamit shtyn “klasiken” e futbollit holandez, Feyenoord dhe Ajax

Lexo

Bashkia e Roterdamit ka ndaluar zhvillimin e ndeshjes së kampionatit holandez mes rivalëve të vjetër të Feyenoord dhe Ajax për shkak të një greve të planifikuar nga oficerët e policisë këtë fundjavë.

Kryetari i bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb njoftoi këtë vendim duke shpjeguar se siguria për lojtarët dhe publikun “nuk mund të garantohet mjaftueshëm pa policinë”.

Policia holandeze po bën fushatë për të ruajtur të drejtën e saj për pensione të parakohshme. Javët e fundit ajo ka reaguar duke refuzuar të shërbejë në disa ndeshje futbolli.

Tashmë nuk dihet se kur do të luhet ndeshja e planifikuar për të dielën. Federata Holandeze e Futbollit tha se ndoshta do të duhet të zhvendoset në një tur të mesjavës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img