Monday, November 25, 2024

Portjeri Bekim Rexhepi, e mbyll me Partizanin. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë në mbrojtjen e portës së kuqe

Lexo

Bekim Rexhepi nuk është më pjesë e skuadrës së Partizanit. Portieri që luajti si titullar në sezonin e fundit dhe arriti të fitojë titullin kampion, mungonte në listën për ndeshjen e Champions, ndërsa tani ka mbërritur dhe njoftimi nga ana e klubit. Sipas të kuqve gjithçka është arritur me mirëkuptim përsa i përket ndërprerjes së bashkëpunimit.

“𝐅𝐀𝐋𝐄𝐌𝐈𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐓 𝐁𝐄𝐊𝐈𝐌 𝐑𝐄𝐗𝐇𝐄𝐏𝐈 

Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bekim Rexhepin. Portieri dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Klubi falenderon Bekim Rexhepin për kontributin e dhënë në fitimin e titullit të 17-të kampion, duke i ururar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së e tij.

Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe Partizani.”, citohet në njoftimin zyrtar që FK Partizani Albania, bëri mbrëmjen e së premtes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img