Saturday, October 12, 2024

Kastrioti emëron trajnerin e ri. Ramadan Ndreu, në krye të krutanëve, një zgjedhje brenda familjes!

Lexo

Rënia nga Superiorja krijoi një farë pesimizmi në kampin krutan të Kastriotit, gjë që u shoqërua edhe me largimin e disa titullarëve, por edhe të stafit teknik me destinacion skuadrat e tjera të futbollit shqiptar.

Megjithatë, nuk ka vonuar dhe presidenca krutane ka nisur riorganizimin e skuadrës, ku fillimisht ka vendosur për emrin e ri të trajnerit. Ai është Ramadan Ndreu, një zgjedhje brenda familjes krutane kur kemi parasysh bashkëpunim e vazhdueshëm në vite që danja, siç e thërrasin miqtë e tij, ka me këtë klub. .

Edhe pse janë larguar plot 14 futbollistë dhe shumë të tjerë ende nuk e kanë ndarë mendjen se si do të veprojnë, Ndreu do të dijë të bëjë më të mirën e tij në riorganizimin e skuadrës.

Për 57-vjeçarin Ndreu ka vetëm një objektiv, rikthimi i Kastriotit në Superiore. Do të jetë patjetër mision i vështirë, por jo i pamundur. Ramadan Ndreu vjen me CV të ngjeshur, pasi gjatë karrierës së tij ka drejtuar Laçin, Kamzën, Kukësin, por dhe ekipe të Kategorisë së Parë si Mamurrasi dhe së fundi Tërbunin. Me zgjidhjen e këtij ngërçi, pritet që të nisë edhe merkatoja.

Nga sa bëhet e ditur, do të ketë përforcime në çdo repart, për të mbushur boshllëqet e lëna nga largimet e Abaz Karakaçit, Silvio Zogajt, Bedri Grecës, Edon Hasanit, Milosh Stojanoviçit, Armando Ramit, Mustafa Kamarës, Olauale Onanungës, Martin Prenkoçeviçit, Edmir Salit, Spartak Ajazit, Adolf dhe Santiago Selmanit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img