Tuesday, December 2, 2025

Post Skënderbeu-Aston Vila 1-1…TRILLIM I PASTËR I ASTON VILLA-s TURP! TURP! TURP!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Nga ERVIN BAKU

Në cilësisë e spikerit zyrtar të ndeshjes, jam dëshmitar okular i gjithçkaje: Para, gjatë dhe pas ndeshjes.

U njoha edhe unë sot me vendimin e UEFA-s për hapjen e një çështjeje disiplinore për kore raciste në Komisionin e Etikës dhe Disiplinës për ndeshjen UEFA Youth League, Skënderbeu U19 – Aston Villa U19 që përfundoi në barazim 1-1. Dhe nuk mund të qëndroja indiferent karshi pretendimeve, totalisht absurde dhe të pavërteta, të kampionëve të Anglisë.

Aq shumë e zvogëloi dhe e tërboi në fushë Skënderbeu Aston Villa-n, saqë stafi i tyre sajoi dhe trilloi një përrallë antishqiptare me kore raciste. Një tendencë e pastër antishqiptare.

Jo mor jo, në asnjë rast, para, gjatë dhe pas ndeshjes, nuk ka patur asnjë kor racist, ASNJË! Madje, në dy raste, gjatë 90 minutave, të rinjtë e Aston Villa-s kanë shkelur Fair-Play-n. Gjatë festimit të golit të tyre, ata provokuan tifozerinë korçare që nuk ra pre e provokimeve. Dhe në një moment tjetër, portieri i tyre, Sam Proctor pështyu një futbollist korçar. Sa turp!!!

Pas ndeshjes, në korridorin e stadiumit, një pjesëtar i klubit anglez, me një arrogancë të tipit kolonialist, kërcënoi Arqile Zhidron, drejtor i përgjithshëm i akademisë së Skënderbeut dhe Neritan Koçin (FSHF), shoqërues i delegatit të ndeshjes, Haris Gvozden.

Pas ndeshjes, takova dhe bisedova në frengjisht me gjyqtarët e ndeshjes, një treshe nga Andorra. Organizim model i ndeshjes! Asnjë kor racist! ASNJË!

Atëherë, pse ky trillim britanik??? Pse kjo frymë antishqiptare??? Ça na dinë këta ne, njerëz me bisht???

Jo mor jo, jemi shumë herë më të kulturuar se ju… Skënderbeu ka shkuar 2 herë në grupet e Europa League. Ka pritur dhe përcjellë si njerëz dhjetra klube europiane. Në frymën e asaj që “futbolli bashkon”! Nuk ka patur asnjë ankesë! ASNJË!

TRILLIMI JUAJ ËSHTË I TURPSHËM!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img