Thursday, November 21, 2024

Post Valur-Vllaznia. Islandezët goditën presidentin Xhaferi dhe familjen e tij në tribunë. Problematika e ndeshjes së parë, Valur-Vllaznia shkon në gjykatë. Akuzave të vendasve për kërcënime, kuqeblutë kanë gati fakte për të kundërtën

Lexo

Përpos përgatitjeve për ndeshjen e kthimit me Valur, e planifikuar të luhet me 18 korrik në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në kampin kuqeblu po merren edhe me çështjen e problematikave të shfaqura në ndeshjen e parë të luajtur me 11 korrik në Rejkjavik.

Më herët në mediat islandeze është shkruar dhe komentuar duke akuzuar kuqeblutë për kërcënime deri edhe me jetë ndaj përfaqësuesve të skuadrës islandeze. Një veprim që ka çuditur Klubin e Futbollit Vllaznia, i cili në fakt, për vete situatën kaotike të krijuar në stadiumin e Rejkjavikut, duhet të ishin ato që ta ngrinin zërin akuzues për një gjë të tillë.

Dhe, me këtë rast, burimet pranë Klubit të Futbollit Vllaznia, bëjnë të ditur se kanë siguruar faktet e të kundërtës që klubi Valur pretendon në komentet e paraqitura pranë mediave vendase.

Ajo që është më flagrantja ka të bëjë me trajtimin aspak miqësor madje urryes ndaj presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi, të cilin thuhet se e ka goditur një pjesëtarë i lartë i stafit drejtues të KF Valur, dhe në momentin e reagimit të njëshit kuqeblu duke kërkuar sqarime, nga ana e drejtuesit islandez i është kërkuar hapja e një dyluftimi mes tyre, që nëse do të ndodhte do të përbënte një skandal.

Por, gjithnjë nga burimet pranë presidentit, Xhaferi, jo vetëm që nuk është kundrapërgjigjur, por duke ruajtur qetësinë e tij karakteristike ka kërkuar ta kalojë me sportivitet ngjarjen në fjalë. Provokimet ndaj presidentit Xhaferi për ta bërë që ai të dalë nga vetja dhe të reagojë, dhe që më pas të akuzohet për goditje ngaj islandezëve shkojnë deri aty sa keqtrajtojnë edhe familjen e tij, duke shtyrë fizikisht dhe brutalisht bashkëshorten e tij që ndodhej në tribuë.

Shumë flagrante, ishte edhe sjellja e pankinës islandeze në fushën e lojës, kur në momentin e shënimit të golit të barazimit në kohën shtesë, ku në mënyrë irrituese, pjesëtarë të këtij stafi shpërthyen ndaj homologëve të tyre në pankinën shkodrane.

Një tjetër fakt që i ngarkon me shumë përgjegjësi vendasit është edhe ajo që masat e marra nga klubi Rejkjavik ishin shumë larg atyre që kërkohen nga përfaqësuesit e UEFA-së, ku çuditërisht, instantat përkatëse nuk reaguan fare duke lënë të kuptohet se ishin tërësisht në anën e klubit vendas, gjë që konstatohet edhe me raportet jo reale që kanë përcjellë për ndeshjen në fjalë.

Pjesë e një skenari jo dashamirës ndaj ekipit udhëtues të kampionatit shqiptar, Vllaznisë së Shkodrës, ishte edhe gjykimi aspak korrekt ndaj palës kuqeblu, duke filluar që nga kartonët e verdhë dhe të kuq pa kriter në dëm të tyre, për të vazhduar me shtesen e stërgjatë në fund të ndeshjes, derisa erdhi edhe goli që u shënua me faull. Një trupë gjykuese që sipas drejtuesve kuqeblu ishte e përzgjedhë jo rastësisht nga njëjta rrënjë me islandezët, e cila shfaqej dukshëm në favor të tyre, për të cilën drejtuesit e klubit shkodran e kanë paragjykuar që para ndeshjes.

Një element tjetër jo pak i rëndësishëm, ishte edhe ai i organizimit të ndeshjes, ku në ndryshim nga rregullorja përkatëse, nuk është marrë asnjë masë për ndarjen e tribunave të tifozëve vendas dhe ato të Vllaznisë, si dhe pjesën e tribunës së vendeve VIP me tifozërinë vendase. Por, edhe sa i përket tifozëve kuqeblu, që ishin pjesë komunitetit shqiptar që jeton në Rejkjavik si dhe të ardhur nga Anglia të cilët përkrahen me shumë korrektesë skuadrën shkodrane, ndaj tyre nuk kishte asnjë rezervim siç e kërkon rregullorja, edhe pse një gjë e tillë i është kërkuar nga drejtuesit kuqeblu.

Për të gjitha këto, dhe të tjera që vertetojnë problematiken e klubit vendas, KF Vllaznia ka përgatitur një dosje të veçantë me fakte konkrete, madje të shoqëruara edhe me video, të cilat përmes zyrës juridike do t’i paraqesë pranë organeve përkatëse si dhe në proçesin gjyqësor, i cili ka shkuar në gjykatë.

Sipas drejtuesve kuqeblu, me presionin fizik dhe psikologjik të ushtruar ndaj delegacionit sportiv shkodran, klubi islandez Rejkjavik ka vetëm një qëlli, atë të pretendimit për të mos e zhvilluar ndeshjen e kthimit në Shkodër, por që presidenca kuqeblu me në krye Alban Xhaferin garanton se një gjë e tillë nuk ka shans të ndodhë, sepse me faktet komprementuese që ato kanë siguruar, klubi Rejkjavik do të marrë përgjigjen e merituar. Ndërsa, Vllaznia do të luajë shumë e mobilizuar me datë 18 korrik, ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, ku me mbështetjen e fuqishme të tifozërisë shkodrane, do të kërkojë dhe ngulmojë kualifikimin për në turin tjetër.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img