Shqipëria luan nesër miqësoren me Arabinë Saudite duke nisur nga ora 18:30 sipas orës lokale dhe 16:30 me orën e Shqipërisë. Në pritje të kësaj ndeshje, kuqezinjtë tanë kanë mbërritur në Abu Dhabi, aty ku do të luhet ndeshja, dhe pasditen e sotme kanë zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore.
Nga sa mësohet, tekniku Edi Reja, i ka fiksuar emrat e lojtarëve që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë. Mes të cilëve spikasin edhe dy futbollistët e Vllaznisë, kapiteni Erdenis Gurishta dhe mesfushori Esat Mala.
Prania e Gurishtës dhe Malës si titullar, si dhe e Hakajt i gatshëm në pankinë për të marrë minutat tij në fushën e lojës është një vlerësim pozitiv për skuadrën kuqeblu, e cila përpos aspektit personal të vetë futbollistëve, shpresohet të japë inpaktin pozitiv edhe tek pjesa tjetër e skuadrës për vazhdimësinë e kampionatit shqiptar.
Me Gurishtën dhe Malën në fushë, formacioni i Vllaznisë ka marrë këtë pamje: Selmani, Gurishta, Bitri, Turkaj, Hadroj, Albion Marku, Mala, Muçolli, Deliu, Xhixha, Cikalleshi.