Saturday, July 27, 2024

(Video)Tërbuni dinjitoz në Kategorinë e Parë. Pukjanët mundin Korabin dhe mbajnë vendin e tretë pas javës së 7-të

Lexo

Me duelin, Dinamo-Flamurtari, ndeshje kjo e luajtur pasditen e djeshme  në stadumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, e cila u mbyll me fitoren e thellë 1 me 5 në favor të vlonjatëvë, është mbyllur java e shtatë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e parë.

Një kampionat ky, ndoshta ndër më të bukurit e viteve të fundit për ligën numër dy të futbollit shqiptar, pasi me vetë emrat e skuadrave që konkurojnë, emocionet janë të pranishme javë për javë.

Pjesë e këtij kampionati është edhe Tërbuni i Pukës, i cili për hirë të realitetit duhet thënë se po bën një paraqitje impresionuese. Nën drejtimin e trajnerit lezhjan Alert Alcani, skuadra pukjave vazhdon të dhurojë emocione me ndeshjet cilësore që po prezanton në fushën e lojës.

I tillë ishte edhe ballafaqimi në javën e shtatë në mes Tërbunit vendas dhe Korabit të Peshkopisë mysafir, takim ky i luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali” të qytetit të Pukës. Një derbi verior ky, me dy skuadra këto që janë pozicionuar si skuadra pretendente për kualifikimin në kategorinë Superiore.

Dibranët e kanë nisur më mirë ndeshjen, teksa shënojnë të parët, që në minutën e 9-të me autor Beshirajn. Por, pukjanët e drejtuar nga trajneri Alert Alcani nuk pajtohen fare me disavantazhin, dhe pas disa sulmeve radhazi në portën mike arrijnë të shënojnë dy herë brenda 30-të minutash.

Fillimisht është tiranasi i pukjanëve Vilfort Hysa në të 22-tën minutë dhe më pas në të 29-tën Xhabrahimi që shndërron në gol një penallti të dhënë në favor të vendasve duke përmbysur kështu rezultatin e ndeshjes.

2 me 1 për Tërbunin, rezultat që qëndron në fuqi deri në fund të ndeshjes. Fitorja ndaj Korabit stopon skuadrën dibrane në kuotën e 12-të pikë duke bërë që edhe Tërbuni të ketë po kaq pikë, dhe që të dyja, së bashku edhe me Skënderbeun e Korçës janë pozicionuar në vendin e tretë me nga 12 pikë secili. Ndërkohë, kreu i renditjes që deri dje mbahej nga Dinamo, tashmë, pas fitores së djeshme në “Selman Stërmasi” të Flamurtarit ndaj Dinamos, është marrë nga vlonjatët me 14-të pikë, po aq sa ka edhe skudra blu, por me galaverazh më negativ është në vendin e dytë.

Fitore regjistroi këtë javë edhe Oriku, i cili mundi me rezultatin 3-0 Apoloninë pretendente për kualifikimin në Superiore. Për skuadrën vlonjate, dy nga tre golat i kanë shënuar shkodranët Tahiraga dhe Deda, përkatësisht në minutat 42 dhe 58, ndërsa i treti ka për autor  Çukvuma 66′.

(Video) Golat e ndeshjes, Tërbuni-Korabi 2-1(Java e 7-të Kategoria e Parë-Stadiumi i Pukës)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img