Wednesday, July 16, 2025

Prag Breidablik(Islandë)-Egnatia. Trajneri Tetova zyrtarin formacionin e parë. Ildi Gruda, e nis si titullar

Lexo

Egnatia është gati për sfidën e dytë të turit të parë të Ligës së Kampioneve të Europës. Pasi ka fituar 1-0 ndeshjen e parë të luajtur në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, me gol të shënuar në kohën shtesë nga Ildi Gruda djemtë e drejtuar nga tekniku Edlir Tetova kërkojnë një rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e kthimit që nis pas pak në Islandë.

Për t’u theksuar është se Gruda, i cili la Vllazninë në çastet e fundit duke iu bashkuar rrogozhinasve, në ndryshim nga ndeshja e parë, ku u aktivizuar nga fund ii takimit dhe shënoi në shtesë, për ndeshjen e sotme i është besuar roli i titullarit.

Krahas aktivizimit të Grudës, tekniku Tetova ka bërë edhe disa ndryshime të tjera në formacion, për shkak të dëmtimit të Ndrecës, por edhe pezullimit të Lushkjes në ndeshjen e parë. Ai ka hedhur në fushë nga minuta e parë Poçin në mbrojtje dhe Uotlain në mesfushë. Ndërkohë, bie në sy se është lënë në stol Ujka, duke i bërë vend Grudës në fushë nga minuta e parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img