Tuesday, October 28, 2025

Prag derbi, Dinamo-Partizani, trajneri i të kuqve. Oltijon Kërnaja: Kemi mungesa, por synojmë fitoren!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Dinamos, që do të luhet nesër në “Elbasan Arena” dhe do të transmetohet në RTSH. Tekniku pranon se ka mungesa për këtë takim, por është i bindur se “të kuqtë” i kanë mundësitë që të rikthehen te fitorja.

Gjendja e skuadrës në prag të takimit ndaj Dinamo City?

Të them të drejtën kemi disa mungesa si shkak i ndeshjes së fundit ndaj Egnatias. Bintosuka dhe Sembene janë të dëmtuar, Gudjufi është i skualikuar me kartonë të kuq kështu që vijmë me disa mungesa për këtë ndeshje.

E konsideroni si fat faktin që Dinamo City luajti në stadiumin tuaj ndaj Vorës?

Nuk besoj që është fat pasi tashmë kohët kanë evoluar edhe nëse do të luante diku tjetër sigurisht që ne do shkonim ta vëzhgonim në çdo lloj stadiumi. Edhe nëpërmjet televizorit kemi patur mundësi ta studiojmë jo vetëm në ndeshjen me Vorën por edhe me ekipet e tjera. E dimë si luan Dinamo jemi gati . E dimë që vjen në një formë të mirë në 5 ndeshjet e fundit në 4 prej tyre nuk ka pësuar gol. I njohim edhe pikat e tyre të dobëta dhe aty do mundohem ti godasim.

Besoni që nesër Partizani do kthehet te fitorja?

Besoj se Partizani është në gjendje të kthehet te fitorja gjë të cilën e synon në çdo ndeshje që hyn për të fituar. Edhe ndaj Egnatias pavarësisht barazimit 0 – 0 djemtë hyn për të fituar, kishim rastet tona. Shpresojmë që në këtë ndeshje të arrijmë ti shfrytëzojmë rastet dhe të fitojmë.

Ngjeshja e kalendarit? 

Besoj se është një situatë e njëjtë për të gjithë pasi të gjithë kanë patur 3 ndeshje për 10 ditë. Në fillimisht do të mendojmë për ndeshjen e nesërme me Dinamo City, pastaj do të mendojmë më vonë dhe do kemi kohë të përgatitemi për ndeshjen me Vorën.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img