Bylis-Vora 2-1(Shënues: Ualison 22’, Songo 77’/Karrica 57’)
Bylis:Vashu,Kane,Peralta,Përndreca,Adeduro,Malomo,Muktar,Marku,Përgjoni,Abazaj,Ualison Trajner:Mirel Josa
Vora:Ruçi,Zuna,Repaj,Tabaku,Karrica,Kasalla,Bardhi,Vrapi,Dalipi,Shehi,Geci Trajner:Arjan Bellai
Gjyqtarë:Ditmir Grimci(Shkodër),Marjus Qose(Lushnje),Jetmir Podgorica,Indrit Myrtja(Shkodër) Var:Orlando Kuka(Tiranë) Avar:Enea Jorgji(Elbasan) Delegat:Besnik Çela(Tiranë) Vëzhgues:Gjergji Selala(Laç)
Bylis triumfoi 2-1 ndaj Vorës, në ndeshjen hapëse të javës së nëntë në Abisnet Superiore.
Ballshiotët morën një fitore heroike, ndonëse nga minuta e 18-të luajtën me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton kuq të mbrojtësit Abazaj. Edhe pse në inferioritet numerik,vendasit ia dolën të gjejnë avantazhin me Ualison në minutën e 22-të.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Vora barazoi me Karricën, sulmuesi shënoi një minutën e 57-të, pas një krosimi të mar në zonë.
Në minutën e 77-të, ballshiotët gjetën avantazhin sërish, ku një gjuajtje e fortë nga Songo, u përplas në tranversë dhe më pas në trupin e Ruçit,duke shkuar në rrjetë. Ky autogol i portierit,i dha avantazhin dhe fitoren skuadrës së Mirel Josës.
Me këtë sukses, Bylis ngjitet në vendin e shtatë me nëntë pikë, ndërsa Vora me një pikë më shumë mban vendin e gjashtë.
Fatos LAMAJ



